UNIDO ekspertë të kualifikuar të Maqedonisë për efikasitet energjetik

Qëllimi i Programit të Trajnimit të Ekspertëve të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë UNIDO (SME) ishte ndërtimi i kuadrove nacionalë të efikasitetit energjetik që kanë njohuri, aftësi dhe mjete të nevojshme për t’i zbatuar sistemet e menaxhimit të energjisë në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 50001: 2018.

Në fund të trajnimit të ekspertëve, kandidatët kanë nxënë njohuri, ekspertizë dhe aftësi, si vijon

  • Ndërgjegjësimi për përparësitë strategjike të zbatimit të SME-së
  • Njohja e mira e të gjitha elementeve të SME-së në përputhje me standardin ISO 50001: 2018, si dhe praktikat më të mira për zbatimin e tyre
  • Njohja e mirë e procesit dhe praktikave më të mira për matjen e performancave energjetike
  • Ndërgjegjësimi për resurset dhe shpenzimet e nevojshme që dalin nga zbatimi i SME-së në ndërmarrjet industriale
  • Ndërgjegjësimi për pengesat kryesore në zbatimin e SME-së dhe masat për tejkalimin e tyre
  • Njohuria dhe aftësitë e nevojshme për të zbatuar SME-të në ndërmarrjet industriale
  • Njohuria dhe aftësitë për zbatimin e revizionit, verifikimit dhe raportimit të SME-së, për performancën e tij energjetike
  • Aftësia për të mbajtur seminare dhe trajnime me temën e SME-së dhe ISO 50001: 2018
  • Njohja e legjislacionit relevant dhe rregullativave në lidhje me zbatimin e SME-së në një vend të caktuar
  • Njohja e opsioneve të financimit për zbatimin e SME-së dhe projekteve të efikasitetit energjetik (EE) në një vend të caktuar

Trajnimi i Ekspertëve për Optimizimin e Sistemeve të Ajrit të Kompresuar (OSAK) / Sistemeve të Avullit (OSA) ishte program intensiv i udhëhequr nga ekspertë ndërkombëtarë kryesorë të OSAK-së / OSA-së, që synonte konsulentë të efikasitetit energjetik, furnizues të pajisjeve dhe inxhinierë industrialë në vend. Ky trajnim u ofroi pjesëmarrësve njohuri të thella teknike për vlerësimin, korrigjimin, përmirësimin dhe disenjimin e sistemeve industriale të ajrit të kompresuar / sistemeve të avullit. Trajnimi gjithashtu i përgatiti ekspertët për identifikimin dhe analizën e cost-benefit të masave potenciale të përmirësimit të sistemit.

Konsulentët nacionalë dhe pjesëmarrësit e tjerë u trajnuan përmes punës teorike dhe praktike dhe mentorimit nga ekspertët ndërkombëtarë OSAK / OSA dhe ata nxënë profesionalizëm, aftësi dhe mjete të nevojshme për t’i ofruar shërbimet si vijon:

  • Zbatimi i vlerësimeve energjetike të sistemeve të ajrit të kompresuar / sistemeve të avullit (në përputhje me standardet e vlefshme ASME dhe ISO)
  • Ndihma dhe mbështetja për personalin e ndërmarrjeve në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve për optimizimin e sistemeve të ajrit të kompresuar / sistemeve të avullit, dhe
  • Mbajtja e trajnimeve të përdoruesve të OSAK / OSA.

Partnerët tanë