ISO 50001 u krijua në bazë të standardeve ekzistuese nacionale dhe ndërkombëtare për menaxhimin e energjisë, pas takimit të përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ang. International Organization for Standardization, ISO) dhe UNIDO në prill 2007, me strukturë të ngjashme me standardet e tjera të menaxhimit ISO, të bazuar në qasjen e mirënjohur Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro.
Duke pasur parasysh që industria është burimi i vetëm më i madh i emisioneve të gazrave serë, që përbën rreth një të tretën e emisioneve globale dhe një të tretën e konsumit global të energjisë, UNIDO-ja ka njohur potencialin për zvogëlimin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike duke ulur konsumin e energjisë në sektorin industrial dhe rritjen e efikasitetit energjetik. Kjo kërkon qasje sistematike brenda draft-kornizës iniciale, që do t’i tregonte hapat drejt arritjes së qëllimeve të efikasitetit energjetik.
Në vitin 2011 ishte publikuar versioni i parë i ISO 50001: 2011 Sistemet e Menaxhimit të Energjisë – Kërkesat e Udhëzuesit të Përdorimit, duke u dalluar nga standardet e tjera të menaxhimit të tilla si ISO 14001 ose ISO 9001 në fokusin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e performancave energjetike dhe sigurimin e kornizës së detajuar dhe inspektimin më të madh në nivelin e efikasitetit energjetik.
ISO 50001 u bë baza e projektit “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitetin energjetik në industri dhe përshpejtimin e investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira në dispozicion në Maqedoni”, përmes të cilit UNIDO-ja mbështeti disa trajnime në fushën e sistemeve të menaxhimit të energjisë dhe optimizimin e sistemeve energjetike në industri. Trajnimi përbëhej nga pjesë teorike dhe praktike, e mbështetur nga mjete të ndryshme elektronike dhe të shtypura, të bazuar në praktikat dhe informatat më të mira mbi rezultatet dhe përvojat ndërkombëtare.
Këto trajnime rezultuan me 42 menaxherë të akredituar energjetikë, me qëllimin kryesor për t’i transferuar njohuritë dhe përvojën e nxënë në kompanitë e tyre ose ndërmarrjet, institucionet dhe kapacitetet e tjera, dhe kështu të përmirësojnë efikasitetin energjetik në sektorin industrial, në nivelin nacional dhe global.
Në këtë pjesë mund të gjeni informata dhe materiale për trajnim mbi parimet e sistemeve të menaxhimit të energjisë dhe optimizimin e sistemeve energjetike në industri.