1. Çfarë përfshin faza e planifikimit?
Planifikimi – shndërrimi i përkushtimit dhe politikës energjetike në qëllimet e përgjithshme dhe të veçanta dhe planet e veprimit
Planifikimi ka për qëllim t’i përcaktojë të gjitha mënyrat në të cilat harxhohet energjia. Në thelb është kontrolli energjetik që e krahason situatën themelore me konsumin real. Qëllimi i procesit të kontrollit energjetik është të shqyrtohet përdorimi i energjisë në mënyrë sistematike me fokus në konsumatorët më të rëndësishëm të energjisë dhe mundësitë e kursimit.
Read more >>
2. Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave energjetike
Evidenca e konsumit të energjisë përfshin futjen e faturave mujore të energjisë në bazë mujore – kjo përfshin energjinë elektrike, karburantet dhe burimet e tjera të identifikuara gjatë kontrollit energjetik të kryer në bazë të të dhënave nga (të paktën) në dy vitet e fundit, të futura në Pjesën e SME-së (lista e punës ER1). Kjo listë pune mund të përshtatet në varësi me nevojat e kompanisë. Lista e punës ER1 përdoret për t’i analizuar trendet, nga të cilat mund të identifikohen mundësitë për të zvogëluar konsumin e energjisë.
Read more >>
3. Metodologjia për përcaktimin e konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë
3.1 PËRCAKTIMI I KONSUMATORËVE TË RËNDËSISHËM TË ENERGJISË
Për t’i identifikuar konsumatorët e rëndësishëm të energjisë (KRE), është e nevojshme të dihet saktësisht se sa energji përdor secili proces ose sistem. Zakonisht nuk instalohet asnjë njehsor i veçantë për shumicën ose për të gjithë konsumatorët e rëndësishëm. Në atë rast, është e nevojshme të gjendet mënyra për të vlerësuar konsumin e tyre dhe ky aktivitet duhet të zbatohet veçmas për secilin burim të energjisë që ndiqet, p.sh. për energji elektrike dhe për çdo lloj të karburantit.
Read more >>
3.2 Metodologjia për përcaktimin e KRE-së
Ekzistojnë një numër i caktuar mënyrash për të identifikuar dhe vlerësuar KRE-të, ndërsa me ndihmë të madhe është lista e punës ER3 PRE të Pjesës së SME-së:
Read more >>
4. Gjendja themelore
Qëllimi i gjendjes themelore është të vendoset vlera krahasuese për matjen e përmirësimeve të performancave energjetike. Thënë thjesht, gjendja themelore e paraqet konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike dhe karburanteve të tjera gjatë vitit para se të zbatohet SME-ja. Përparësia e kësaj është që konsumi i ardhshëm krahasohet thjesht me konsumin në vitin për të cilin përcaktohet gjendja themelore.
Read more >>
5. Indikatorët e Performancave Energjetike (IPE) (Lista e punës ER5 IPE në Pjesën e SME-së)
Indikatorët e performancave energjetike tregojnë nëse qëllimet specifike të performancave energjetike janë përmbushur. Indikatori më i zakonshëm dhe më i thjeshtë i performancave energjetike është pajtueshmëria me buxhetet financiare. Një indikator i thjeshtë i performancave energjetike është pasqyra e trendit vjetor të përdorimit të energjisë.
Read more >>
6. Indikatorët e performancave energjetike dhe ndikimi i faktorëve (të jashtëm)
Metoda ideale për vendosjen dhe ndjekjen e TPE-së konsiderohet analiza lineare e regresionit të konsumit të energjisë në lidhje me faktorët ndikues. Për të parë përmirësimin në performancat energjetike, pjerrësia e vijës së regresionit dhe / ose prerja me boshtin Y duhet të zvogëlohet.
Read more >>
7. Identifikimi i mundësive për përmirësim (lista e punës ER8 Lista e mundësive)
Duhet të bëni regjistër (listë) të të gjitha mundësive ose ideve të kursimit të energjisë. Është e rëndësishme të theksohet se ky regjistër është bazë e gjallë e të dhënave dhe do të vazhdojë të rritet në madhësi. Është mjeti kryesor për përmirësimin e vazhdueshëm brenda SME-së.
Read more >>
8. Masat e zbatimit me shpenzime të ulëta (për menaxhim “ekonomik“)
Masat e zbatimit me shpenzime të ulëta nënkuptojnë menaxhimin ekonomik të mjeteve të kompanisë suaj, në këtë rast të energjisë. Këto masa bazohen më shumë në arsyen e shëndoshë dhe njohuritë e teknikës dhe teknologjisë sesa në teknologjitë e larta ose ndërhyrjet e mëdha.
Read more >>
9. Identifikimi i njerëzve që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në përdorimin e energjisë
Ka një numër njerëzish në të gjitha organizatat që ndikojnë ndjeshëm në përdorimin e energjisë. Këta njerëz duhet të identifikohen dhe të vlerësohet shkalla e tyre e trajnimit dhe kompetencës për t’u siguruar që ata e kuptojnë rolin e tyre dhe ndikimin që e kanë në përdorimin e energjisë.
Read more >>
10. Vendosja e qëllimeve të përgjithshme dhe të veçanta energjetike
10.1 QËLLIMET E PËRGJITHSHME
Qëllimet e përgjithshme janë më afatgjata dhe më pak të përcaktuara sesa qëllimet e veçanta. Shembull i një qëllimi të përgjithshëm është trajnimi i të gjithë operatorëve mbi aspektet energjetike të rolit të tyre gjatë dy viteve të ardhshme. Një tjetër qëllim i përgjithshëm është të përmirësohet efikasiteti i sistemit të avullit me 10 për qind gjatë tre viteve të ardhshme.
Read more >>
10.2 Qëllimet e veçanta
Qëllimet e veçanta duhet të mbështesin arritjen e qëllimeve të përgjithshme, përkatësisht secili qëllim i përgjithshëm do të ketë numër të caktuar të qëllimeve të veçanta të lidhura me të. Shembull i qëllimit të veçantë që mbështet qëllimin e përgjithshëm të trajnimit të përmendur më sipër do të ishte “trajnimi i pesë operatorëve të energjisë për ftohje deri në fund të tetorit”. Është konkrete, e matshme, e arritshme, relevante dhe e caktuar në kohë.
Read more >>
11. Hartimi i planeve të veprimit
Qëllimi i kësaj pjese është të shndërrohet e gjithë puna përgatitore / planifikuese në planet e veprimit për periudhën e ardhshme, zakonisht prej një viti. Këto plane do të paraqesin bazën e aktiviteteve të kursimit të energjisë. Vini re se planet e veprimit nuk janë lista të plota të projekteve teknike të investimeve dhe do të përfshijnë aktivitete të menaxhimit ekonomik dhe organizimit.
Plani i veprimit është aksion konkret i ndërmarrë për t’i përmirësuar performancat energjetike. Të vepruarit në këtë kontekst do të thotë aktivitete që do t’i përfundoni në periudhën e ardhshme.
Read more >>