Pyetje dhe përgjigje

ISO 50001: 2018 është një standard ndërkombëtar për menaxhimin e energjisë. Standardi u mundëson organizatave të krijojnë sistemet dhe proceset e nevojshme, për të përmirësuar performancën e tyre energjetike, të cilat përfshijnë përdorimin, konsumin e energjisë dhe efikasitetin energjetik.

Një sistem i menaxhimit të energjisë përfshin zbatimin e masave organizative dhe teknike, dhe ndryshime të sjelljes në mënyrë të arsyeshme ekonomike, me qëllim që të përmirësohen performancat energjetike të një organizate. Menaxhimi i energjisë nënkupton monitorimin sistematik të konsumit të energjisë, që të përmirësohet vazhdimisht performanca energjetike e organizatës dhe ruajtja e këtyre përmirësimeve.

Zbatimi i sistemit të menaxhimit të energjisë përbëhet nga katër (4) hapa – Përkushtimi, planifikimi, implementimi dhe verifikimi.

Jo, kompania nuk ka pse të certifikohet për të arritur përmirësime të performancës energjetike. Zbatimi funksional i Sistemit të Menaxhimit të Energjisë duke ndjekur parimet e përcaktuara në standardin ISO 50001: 2018, ose metodologjinë e UNIDO-s, e cila kryesisht përputhet me standardin, mund të përmirësojë ndjeshëm performancën energjetike të kompanisë.

Nëse kompania juaj është e certifikuar me ISO 50001: 2018, ajo do të fitojë përfitime të shumta, të tilla si:

• Ulja e konsumit të energjisë deri në 10% në 12 muajt e parë;
• Ulja e kostove financiare;
• Reduktimi i emetimeve të gazeve serrë dhe gjurmëve të karbonit;
• Rritja e konkurrencës;
• Përmirësimi i imazhit dhe reputacionit të korporatës midis klientëve;
• Rritja e ndërgjegjësimit për konsumin e energjisë te stafi në të gjitha nivelet;
• Rritja e efikasitetit të proceseve dhe praktikave të mirëmbajtjes së pajisjeve.

Që një kompani të certifikohet me sukses me ISO 50001, ajo së pari duhet të implementojë dhe përdorë në mënyrë aktive Sistemin e Menaxhimit të Energjisë.
Pasi të plotësohet ky kusht, kompania paraqet kërkesë për certifikim tek organi certifikues, i cili kryen inspektimin në dy faza. Faza e parë është inspektimi fillestar. Rishikohet politika energjetike, proceset e biznesit, plotësimi i kushteve të zbatimit dhe aspekte tjera të sistemit. Bëhen përpjekje për të eliminuar çdo mospërputhje e mundshme e sistemit. Në fazën e dytë, bëhet kontroll në vetë lokacionin. Kontrollet bëhen në të gjitha nivelet e kompanisë, siç është përkushtimi për të zbatuar sistemin, dhe nëse standardi është zbatuar plotësisht.
Nëse kompania i përfundon me sukses këto faza, kompanisë i lëshohet një certifikatë për zbatimin e suksesshëm të standardit ISO 50001: 2018.

Një nga hapat e parë në zbatimin e një Sistemi të Menaxhimit të Energjisë në një kompani, është rishikimi i gjendjes aktuale të menaxhimit të energjisë në kompani. Qëllimi i këtij vetë-vlerësimi është të identifikojë përparësitë në të cilat kompania do të duhet të përkushtohet gjatë procesit të zbatimit. Përkushtimi i Menaxhmentit të Lartë të kompanisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për efektivitetin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë. Ky përkushtim mund të demonstrohet duke hartuar dhe nënshkruar një Politikë Energjetike, dhe duke i kushtuar një numër të mjaftueshëm orësh pune stafit dhe resurse në drejtim të zbatimit të sistemit për menaxhim të energjisë.

Ekzistojnë. Njëra prej tyre është në formën e Thirrjes, e cila publikohet çdo vit nga Ministria e Ekonomisë

https://economy.gov.mk/Upload/Documents/ЈP%20%20DELOVNI%20SUBJEKTI%202021.pdfhttps://economy.gov.mk/Upload/Documents/ЈP%20%20DELOVNI%20SUBJEKTI%202021.pdf

Konsulentët e certifikuar sipas metodologjisë UNIDO, për implementimin e sistemeve të menaxhimit të energjisë, janë ekspertë nacional për efikasitet energjetik, të cilët posedojnë njohuri, aftësi dhe mjete të nevojshme për implementimin e sistemeve të menaxhimit të energjisë, në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 50001: 2018. Listat e ekspertëve të certifikuar sipas metodologjisë UNIDO, informacionet e kontaktit dhe CV-të e tyre mund të gjenden në seksionin “UNIDO ekspertët e efikasitetit energjetik”, që është pjesë e kësaj ueb platforme.

Të gjitha ndërmarrjet e mëdha, që përmbushin përkufizimin e Nenit 3, Paragrafi 22 të Ligjit për Efikasitet Energjetik, janë të detyruar të kryejnë kontroll të jashtëm energjetik çdo katër vjet në përputhje me dispozitat e Ligjit dhe Rregullores për Kontrollet Energjetike të Tregtarëve të Mëdhenj. Ndërmarrjet e mëdha nuk janë të detyruara të kryejnë kontroll të jashtëm energjetik, nëse kanë implementuar sistem të menaxhimit të energjisë, të certifikuar nga një organ i jashtëm certifikues, i akredituar në përputhje me Ligjin për Akreditim, dhe i harmonizuar me standardet përkatëse Evropiane ose Ndërkombëtare (ISO), me kusht që sistemi i menaxhimit të përfshijë kontroll të brendshëm energjetik, që i plotëson kërkesat e hollësishme të përshkruara në Rregulloren për kontrollet energjetike të tregtarëve të mëdhenj.

Implementimi i Sistemit të Menaxhimit të Energjisë nuk është i detyrueshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por Ligji i inkurajon ata të zbatojnë Sistemin e Menaxhimit të Energjisë, dhe të zbatojnë kontrollet energjetike mbi baza vullnetare.

ISO 50001 përputhet me standardet e tjera të menaxhimit, të njohura në sektorin e industrisë, të tilla si standardi i cilësisë (ISO 9001), standardi i sigurisë në vendin e punës (OHSAS 18001), siguria e ushqimit (ISO 22000), dhe menaxhimi ekologjik (ISO 14001). Në këtë mënyrë, organizatat, nëse është e nevojshme, mund të integrojnë sistemin e menaxhimit të energjisë, me sistemet e tyre ekzistuese të menaxhimit.

Pasi kompania të krijojë Sistemin e Menaxhimit të Energjisë, ajo duhet ta mirëmbajë dhe përmirësojë siç duhet performancën e saj energjetike çdo vit. Kompanitë duhet vazhdimisht të planifikojnë dhe zbatojnë aktivitete, që përmirësojnë performancën energjetike dhe të sigurojnë se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    Partnerët tanë