Legjislacioni, strategjitë dhe politikat për efikasitetin e energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Konteksti i politikave

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë miratuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve dhe rregullativave strategjike, të cilat harmonizohen me legjislacionin e BE-së.

Qasja e Maqedonisë së Veriut për krijimin e politikave energjetike i ndjek me kujdes udhëzimet e BE-së 2020 për uljen e emisioneve të CO2, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme të energjisë në përzierjen energjetike dhe përmirësimet e efikasitetit energjetik. Politika energjetike rrjedhëse mbështetet në dokumentet strategjike si vijon:

Marrëveshja e Komunitetit Energjetik, tetor 2005

Në tetor 2005, Parlamenti i Maqedonisë e nënshkroi Marrëveshjen e Komunitetit Energjetik në Athinë, duke bashkuar 8 vende nga Evropa Juglindore dhe Bashkimi Evropian për të krijuar tregun e integruar të energjisë. Kjo marrëveshje, gjithashtu, i forcoi bazat juridike për krijimin e rregullatorit të pavarur të tregut të energjisë.

Strategjia e Zhvillimit të Energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040 (Gazeta Zyrtare 25/2020, 5 shkurt 2020)

Kjo strategji ofron parimet dhe udhëzimet kryesore për politikat dhe programet që do të zhvillohen dhe zbatohen në fushën e energjisë: qasja në furnizimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të energjisë (rëndësia thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social); siguria e shtuar e furnizimit; përmirësimi i gjendjes së mjedisit jetësor; zhvillimi i konkurrencës në treg dhe shfrytëzimi më i mirë i ekonomive të shkallës.

Plani i parë nacional i veprimit për efikasitetin energjetik, 5 prill 2011.

NAPEE-ja e Parë u zhvillua për të mbuluar një periudhë prej 9 vjetësh, nga viti 2010 deri në vitin 2018, dhe përcaktoi masa dhe aktivitete për të arritur deri në vitin 2018 të uljes së përgjithshme nacionale të konsumit të energjisë primare me të paktën 9% krahasuar me mesataren e regjistruar në periudhën 2002-2006 dhe gjithashtu vendosi një qëllim të mesëm indikativ nacional të kursimit të energjisë prej të paktën 4% për periudhën 2010-2012. Qëllimi i përgjithshëm nacional i kursimit të energjisë deri në vitin 2012 ishte vendosur në 66 ktoe.

Programi për zbatimin e Strategjisë Nacionale të Energjetikës, Gazeta Zyrtare 50, 3 prill 2013

Ky program i përcakton masat, kushtet, mjetet dhe renditjen për zbatimin e Strategjisë Nacionale të Energjetikës, si dhe financimin e nevojshëm dhe burimet për sigurimin e saj. Kjo ka për qëllim efikasitetin energjetik në sektorin publik, banesor dhe të shërbimeve. Burimet e financimit kryesisht bazohen në MFI dhe prodhuesin shtetëror të energjisë elektrike ELEM.

Draft-plani i dytë nacional i veprimit për efikasitetin energjetik

NAPEE-ja e Dytë e përfshin periudhën 2013-2015. Prioriteti më i lartë i theksuar në Draftin e NAPEE-së së Dytë të Maqedonisë është nevoja urgjente për të zbatuar sistemin efikas për mbledhjen e informatave për ndjekjen dhe kontrollimin e kursimeve të energjisë në lidhje me zbatimin e masave të EE-së të përcaktuara në NAPEE-në e Dytë.

Plani i tretë nacional i veprimit për efikasitetin energjetik

NAPEE-ja e Tretë e mbulon periudhën 2016-2018. Një nga masat e rekomanduara për përmirësimin e efikasitetit energjetik në industri u referohet sistemeve të ajrit të kompresuar: zbatimi i kapacitetit adekuat të ajrit të kompresuar, përmirësimi i instalimit të punës së gazsjellësit, zbatimi i programit të mirëmbajtjes dhe, së fundmi, prokurimi i njësive kompresive të efikasitetit të lartë energjetik.

Konteksti juridik

 

Aktet kryesore ligjore që e rregullojnë tregun energjetik në Maqedoninë e Veriut janë theksuar më poshtë:

Ligji për energjetikë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 16/2011, 136/2011, 79/2013, 164/2013, 41/2014, 151/2014, 192/2015, 215/2015, 6/2016, 7/2016, 189/2016, 96/2018,  96/2019)

Ligji për energjetikë rregullon:

1) qëllimet dhe mënyrën e zbatimit të politikës energjetike; 2) ndërtimin e objekteve energjetike; 3) statusin dhe kompetencën e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 4) tregjet e energjisë elektrike, gazit natyror, energjisë termike, si dhe tregut të naftës së papërpunuar, derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit; 5) mënyrën dhe procedurën për përcaktimin dhe përmbushjen e obligimeve për sigurimin e shërbimit publik në tregjet e energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike, si dhe të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve të energjisë dhe përdoruesve të sistemeve energjetike; 6) mënyrën dhe kushtet për nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe 7) çështjet e tjera në fushën e energjetikës.

Ligji për efikasitet energjetik (GZRMV, nr. 32/2020)

Ligji për efikasitetin energjetik rregullon: (1) shfrytëzimin efikas të energjisë; (2) politikën e efikasitetit energjetik; (3) kompetencat e Ministrisë kompetente për çështjet energjetike (në tekstin e mëtejmë: Ministria) dhe Agjencisë së Energjetikës (në tekstin e mëtejmë: Agjencia) për zbatimin e këtij ligji; (4) obligimet e sektorit publik në lidhje me efikasitetin energjetik dhe konsumin e energjisë; (5) skemën e detyrueshme për efikasitetin energjetik dhe masat alternative; (6) kontrollet energjetike të tregtarëve të mëdhenj; (7) efikasitetin energjetik në prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe furnizimin; (8) kryerjen e shërbimeve energjetike dhe mënyrat e financimit të masave mbështetëse të efikasitetit energjetik; (9) efikasitetin energjetik të ndërtesave; dhe (10) shënimin e konsumit të energjisë dhe eko-dizajnin e produkteve që përdorin energji.

Rregullorja për kontrollin energjetik (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 94/13 dhe 7/15)

Rregullorja përfshin: Përshkrimin e procesit të revizionit energjetik; Mënyrën e vlerësimit të konsumit bazë të energjisë; Përmbajtjen dhe formën e raportit të revizionit energjetik; Programin e kualifikimit / certifikimit për revizorët energjetikë; Procesin e certifikimit (kriteret për pranueshmërinë për t’u bërë revizor energjetik, pamjet e certifikimit dhe organin e ndarjes së lëshimit të certifikatave); Regjistrin e raporteve të revizionit energjetik; Raportet vjetore për revizionet e kryera energjetike; Metodologjinë për ndjekjen dhe kontrollimin e kursimeve.

Rregullorja për karakteristikat energjetike të ndërtesave (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 94/13 dhe 18/15)

I përcakton kushtet dhe standardet për ndërtimin e ndërtesave private dhe publike, të cilat do të mundësojnë klasifikimin sipas shkallës së efikasitetit energjetik dhe lëshimin e “pasaportave energjetike” përkatëse.

 

 

[1] Data and figures obtained from the 2019 Annual Report of the Regulatory Commission for Energy and Water Services of the Republic of North Macedonia (RKE)

Partnerët tanë