Platforma dhe qëllimet e projektit

Qëllimet e Platformës janë të rritet ndërgjegjësimi për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë (SME), Optimizimi i Sistemit Energjetik (OSE) dhe Efikasiteti Energjetik Industrial (EEI) dhe të stimulohet tregu lokal për shërbimet e efikasitetit energjetik në industri, duke e përfshirë edhe menaxhimin e energjisë.

Platforma ka për qëllim të sigurojë informata dhe mjete që do të përdoren kryesisht nga konsulentët e efikasitetit energjetik dhe personali i ndërmarrjeve të zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Energjisë (SME), projekteve të optimizimit të sistemit të avullit dhe ajrit të kompresuar dhe teknologjive të tjera më të mira në dispozicion; dhe teknikave për efikasitetin energjetik industrial.
Platforma ka informata për studim të pavarur dhe të dhëna për t’i lidhur ndërmarrjet me specialistë të Sistemit të Menaxhimit të Energjisë (SME) / Efikasitetit Energjetik Industrial (EEI) dhe ofruesve të shërbimeve.

Projekti “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitetin energjetik në industri dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira” synon t’i zvogëlojë emisionet e gazrave serë nga industria në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke e përshpejtuar transformimin e tregut lokal për Efikasitetin Energjetik Industrial (EEI) duke theksuar shumë nga barrierat ekzistuese dhe në veçanti, duke i forcuar kornizat politike, rregullatore dhe institucionale për EEI-në dhe duke i mbështetur investimet në dhe duke e rritur shpërndarjen e praktikave dhe teknologjive më të mira në dispozicion të efikasitetit energjetik.

Projekti është financuar nga Fondi Ekologjik Global (ang. Facility Global Environment, GEF) dhe bashkëfinancuar nga UNIDO, institucionet qeveritare, Banka Maqedonase për Promovim dhe Zhvillim dhe partnerët e tjerë të projektit.

Projekti u prezantua nga UNIDO dhe u zbatua nga Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor Zyra në Maqedoni (REC COM) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Ekonomisë, Agjencinë e Energjetikës të Republikës së Maqedonisë dhe Bankën Maqedonase për Promovim dhe Zhvillim. Projekti është zbatuar në periudhën nga shkurt 2015 deri në qershor 2021.

Projekti ka për qëllim t’i theksojë barrierat ekzistuese për efikasitetin energjetik në industrinë maqedonase përmes qasjes së integruar që përfshin ndërtimin e kapaciteteve me ndihmë të synuar teknike në ndërhyrjet në nivel të politikave, tregut dhe në nivel të zbatimit të efikasitetit energjetik. Ai duhet të kontribuojë në përshpejtimin e transformimit të tregut të efikasitetit energjetik në industri, në rritjen e zbatimit dhe kërkesave për praktikat dhe teknologjitë më të mira në dispozicion, duke i përfshirë Sistemet e Menaxhimit të Energjisë në përputhje me standardin ISO 50001 dhe një gamë më të gjerë të shërbimeve konsultante në këtë fushë.

Projekti i ndjek qëllimet e zvogëlimit të emisioneve të gazrave serë në industri dhe transformimin e tregut lokal për efikasitetin energjetik në industri përmes ndërhyrjeve për t’i hequr barrierat në tri nivele:

  1. Forcimi i kornizave politike, rregullatore dhe institucionale për efikasitetin energjetik në industri dhe industrinë e gjelbër në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ky komponent është disenjuar për të siguruar që politikat mbështetëse, legjislacioni dytësor dhe programet që synojnë posaçërisht promovimin dhe mbështetjen e efikasitetit energjetik në industri dhe Sistemet e Menaxhimit të Energjisë, të vihen në fuqi. Ky komponent, gjithashtu, synon të sigurojë që vendimmarrësit të nxënë njohuri të nevojshme për të promovuar dhe mbështetur efikasitetin energjetik në industri në mënyrë të qëndrueshme dhe më produktive.

  1. Mbështetja e zhvillimit të tregut për zhvillimin dhe ndarjen e praktikave dhe teknologjive më të mira në dispozicion për efikasitetin energjetik dhe mjedisin e qëndrueshëm jetësor në industri

Ky komponent është disenjuar për të prezantuar dhe mbështetur zhvillimin e Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë në përputhje me standardin ISO 50001 dhe teknikat më të mira në dispozicion për përmirësimin e efikasitetit të sistemeve energjetike industriale në ndërmarrjet maqedonase dhe tregjet lokale të EEI-së. Qëllimi do të zbatohet duke punuar, si në anën e kërkesës, ashtu edhe në anën e furnizimit të shërbimeve të efikasitetit energjetik, duke shkëmbyer njohuri ndërmjet vendimmarrësve në sektorin industrial, duke i plotësuar aftësitë dhe profesionalizmin e ofruesve të shërbimeve në fushën e efikasitetit energjetik, trajnimin e ndërmarrjeve përmes përvojave praktike dhe konsultimeve në prezantimin e Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë dhe projekteve të optimizimit të sistemeve energjetike. Ky komponent ofron qasjen “trajnoje trajnuesin”.

  1. Nxitja e investimeve në teknologjitë e efikasitetit energjetik në nivelin e industrisë

Në fund, projekti ka për qëllim ta përshpejtojë ritmin e investimeve në projektet dhe teknologjitë përmes rritjes së përdorimit të kapaciteteve financiare ekzistuese për investimet në efikasitetin energjetik në industri dhe për të ndihmuar në mobilizimin e financimit shtesë nga sektori bankar maqedonas. Projekti do të përqendrohet posaçërisht në rritjen e cilësisë dhe numrit të projekteve në fushën e efikasitetit energjetik në industri dhe propozimet për investime që do të dorëzohen në bankat maqedonase; të rritet iniciativa për ndërmarrjet dhe bankat për të investuar dhe për t’u përfshirë më shumë në projektet e efikasitetit energjetik në industri.

Më shumë informata mbi projektin dhe parimet e UNIDO të EEI mund të gjenden në publikimet në bashkëngjitje.

Më shumë për  ISO 50001 mund të lexoni në këtë lidhje ose në publikimet e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit.

https://www.iso.org/iso-50001-energy-management.html

Partnerët tanë