Konteksti maqedonas për menaxhimin me energjinë

Oferta dhe kërkesa e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut [1]

Sasia e përgjithshme e energjisë elektrike (GWh) e shpërndarë në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 8,130 GWh, nga të cilat 5,658 GWh (69.6%) prodhohen nga kapacitetet vendase, ndërsa 2,472 GWh (30.4%) importohen nga jashtë.

Pothuajse dy të tretat (63.3%) të kapacitetit të përgjithshëm të instaluar në vend në vitin 2019 përdor karburante fosile si burim të energjisë.

Pjesa tjetër e kapacitetit të instaluar (36.7%) përdor burime të rinovueshme të energjisë (BRE) të tilla si hidroenergjia, era, energjia diellore fotovoltaike, biomasa dhe biogazi.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 ishte 2,087.8 MW.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar (2019) sipas burimit të energjisë:

  • Termoelektranat, 49.53%;
  • Hidroelektranat, 33.43%;
  • ТЕ-ТО (gazi natyror), 13.77%;
  • Burimet e tjera të rinovueshme të energjisë, 3.27%

Prodhimi vendas i energjisë elektrike (2019) sipas burimit të energjisë:

  • Termoelektranat, 58.2%
  • Hidroelektranat, 20.9%,
  • ТЕ-ТО (gazi natyror) 17.6% dhe
  • Burimet e tjera të rinovueshme të energjisë, 3.3%.

Fotografia 1: Kapaciteti i instaluar dhe pjesëmarrja (%) e burimeve të energjisë në përzierjen e përgjithshme elektro-energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Burimi: Raporti Vjetor i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) për vitin 2019

Në vitin 2019, katër ndërmarrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut i menaxhuan centralet e elektrikut me kapacitet të instaluar të kombinuar që tejkalon 10 MW:

  • SHA Centralet e Elektrikut të Maqedonisë së Veriut Shkup (në tekstin e mëtejmë SHA ESM Shkup);
  • SHA ТЕ-ТО Shkup;
  • SHA TEC Negotinë;
  • EVN Maqedoni Centralet e Elektrikut SHPKNJP Shkup.

Prodhuesi më i madh i rrymës në vitin 2019 ishte SHA ESM Shkup (75,71%), ndërmarrje në pronësi shtetërore, aksionet e së cilës menaxhohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Producer Number of power plants Installed capacity (MW) Proportion

(%)

Production

(GWh)

Proportion

(%)

SHA ESM Shkup 15 1.478,61 70,82% 4.283,73 75,71%
Termoelektranat 4 824,00 39,47% 3.293,81 58,21%
Hidroelektranat 8 557,40 26,70% 879,48 15,54%
Mullinjtë me erë 1 36,80 1,76% 101,81 1,80%
ТЕ-ТО 2 60,41 2,89% 8,63 0,15%
SHA TEC Negotinë 1 210,00 10,06% 0,00 0,00%
Termoelektranat 1 210,00 10,06% 0,00 0,00%
ТЕ-ТО SHA Shkup 1 227,00 10,87% 987,03 17,44%
ТЕ-ТО 1 227,00 10,87% 987,03 17,44%
EVN Centralet e Elektrikut 11 58,56 2,80% 125,86 2,22%
Hidroelektranat 11 58,56 2,80% 125,86 2,22%
Tjera 235 113,02 5,44% 261,64 4,62%
Hidroelektranat e vogla 92 82,03 3,93% 178,13 3,15%
Centralet fotovoltaike 140 23,99 1,15% 28,40 0,50%
Biogazi 3 7,00 0,34% 55,10 0,97%
Biomasa 1 0,60 0,03% 0,00 0,00%
Gjithsej 264 2.087,19 100,00% 5.658,25 100,00%

 

Tabela 1: Kapaciteti i instaluar dhe prodhimi i energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 sipas prodhuesit dhe sipas burimit të energjisë

Burimi: Raporti Vjetor i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) për vitin 2019

Në 10 vitet e fundit, prodhimi vendas i energjisë elektrike shënoi rënie, nga 6,744 GWh në vitin 2010, në 5,655 GWh në vitin 2019, rënie prej 16% (1,080 GWh). Pjesëmarrja më e madhe në këtë rënie është për shkak të prodhimit të zvogëluar nga ndërmarrja shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, SHA ESM Shkup, e cila në vitin 2010 prodhoi 6,476 GWh dhe vetëm 4,283 GWh në vitin 2019, rënie prej 34% (2,193 GWh).

Duke filluar nga viti 2014, prodhimi i SHA ESM Shkup nuk kalon 5,000 GWh. Termoelektranat dhe hidroelektranat shënojnë prodhim të zvogëluar të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike nga hidroelektranat kryesisht varet nga kushtet hidrologjike – në periudhë 10-vjeçare (2010-2019) ajo ndryshonte midis 2,185 GWh në vitin 2010 dhe 816 GWh në vitin 2017. Në këtë periudhë, prodhimi nga viti 2010 nuk është arritur, përkundër lëshimit në përdorim të hidroelektranës së re “Shën Petka” në vitin 2012.

Termoelektranat gjithashtu shënojnë rënie në prodhimin e energjisë elektrike. Midis vitit 2010 dhe vitit 2019, prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2011 – 4,776 GWh, ndërsa prodhimi më i ulët u mat në vitin 2018 – 2,613 GWh. Raporti i Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2019 thekson disa arsye për këtë trend:

Kohëzgjatja e termoelektranave është ose tejkalohet ose është afër fundit, gjë që shkakton rritje të defekteve dhe riparimeve, si dhe humbje të efikasitetit. Minierat e linjitit janë afër zbrazjes – sasia dhe cilësia e linjitit ka rënë në vitet e fundit. Për këto arsye, prodhimi i termoelektranës “Osllomej” në 10 vitet e fundit ka rënë në mënyrë drastike – ishte më e larta në vitin 2011 (587 GWh) dhe më e ulëta në vitin 2017 (27 GWh).

Republika e Maqedonisë së Veriut varet nga importi i energjisë elektrike për t’i përmbushur nevojat vendase. Në dekadën e fundit, importi ndryshon midis 20% dhe 30% të konsumit të përgjithshëm dhe lidhet me lëvizjet e prodhimit vendas të energjisë elektrike në një vit të caktuar, veçanërisht nga hidroelektranat, si dhe kërkesën vendase për energji elektrike.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

Duke filluar nga 1 janari 2019, të gjithë konsumatorët e fundit të energjisë elektrike, duke i përfshirë edhe ekonomitë familjare, kanë të drejtë të zgjedhin lirisht një furnizues të energjisë elektrike dhe të bien dakord reciprokisht për kushtet dhe çmimet e furnizimit. Që nga 1 korriku 2019, çmimi i energjisë elektrike të furnizuar nga prodhuesi më i madh në vend nuk përcaktohet më nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit. Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë elektrike në vitin 2019 ka çuar në shfaqjen e katër furnizuesve / tregtarëve të rinj aktivë të energjisë.

 

[1] Të dhënat dhe numrat në këtë artikull janë marrë nga Raporti Vjetor i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) për vitin 2019

Partnerët tanë