Sistemet e avullit janë burim i rëndësishëm i energjisë së përdorur globalisht (që zënë deri në 30% të konsumit të përgjithshëm të energjisë në industri) dhe aktualisht janë pjesë kryesore e shumicës së proceseve industriale. Natyrisht, ky zbatim i përhapur nënkupton emisione të larta të CO2, që kërkon vëmendje dhe strategji për kursimet e mundshme ekonomike dhe energjetike, por edhe për uljen e emisioneve të gazrave serë. Sektori industrial intensiv energjetik tregon potencial, megjithatë të kufizuar, për të zvogëluar kontributin e tij në emisionet e gazrave serë.
Një nga aspektet kryesore në procesin e arritjes së qëllimeve të efikasitetit energjetik është funksionimi i sistemit të shëndetshëm që i furnizon vazhdimisht përdoruesit e fundit me produkt të cilësisë konstante. Sistemi i avullit është treguar të ketë ndikim mjaft të madh në regjimin operativ të impianteve. Kjo shpesh është për shkak të përdorimit të gjerë të sistemeve të avullit në industri dhe veçanërisht për shkak të rolit të tyre si burime shumë efikase të nxehtësisë. Përparësia tjetër është se rrjedha e avullit nëpër sistem mund të kontrollohet dhe të mos ndihmohet nga pompat, përkatësisht mund të transportohet lehtësisht, ka kapacitet të lartë të ngrohjes dhe energji specifike. Potenciali për përmirësimin e efikasitetit energjetik në sistemet e avullit është i lartë, megjithatë, efikasiteti energjetik si koncept ende has barriera të caktuara, siç është mungesa e (mundësive) për të monitoruar efektivitetin e shpenzimit të masave të zbatuara të përmirësimit. Ndërgjegjësimi i ulët për mundësitë për përmirësimin e sistemeve nga aspekti teknik mund të çojë në besueshmërinë joadekuate të sistemit të dhënë. Sistemi i caktuar mund të jetë në gjendje të mirë, por kjo nuk do të thotë që funksionon në mënyrë efikase dhe efektive, ndërsa energjia nuk është as e lirë dhe as e pakufizuar për t’u konsumuar për mënyrën suboptimale të punës.
Sistemi i zakonshëm i avullit (i madh, i mesëm ose i vogël) përfshin prodhimin, shpërndarjen dhe shfrytëzimin e avullit si produkt dhe më pas lirimin e kondensatës si rezultat i humbjes së nxehtësisë, megjithatë, pa ndonjë rrjedhje shtesë. Bazuar në energjinë specifike të lartë, avulli mund të përdoret për punë mekanike, nxehtësi ose procese të tjera. Për shkak të mënyrave të ndryshme të përdorimit, pajisjet dhe sistemi së bashku ndryshojnë shumë nga kapaciteti në kapacitet. Duke pasur parasysh diversitetin e sistemeve të përdorura aktualisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përshtatura për nevojat specifike të impianteve dhe kapaciteteve të tjera industriale, shprehet qasja e domosdoshme sistematike individuale për vlerësimin e kushteve në të cilat funksionon sistemi. Kjo qasje sistematike kërkon njohuri dhe kuptim të gjerë dhe të hollësishëm të sistemit dhe nuk bazohet në zëvendësimin e thjeshtë të komponentëve të tij.
Analiza bëhet duke vendosur parametrat operativë, duke detektuar fushat e mundshme për përmirësim, dhe më pas ndiqet nga masat e caktuara të optimizimit si minimizimi i ajrit të tepërt, pajisjet e rikuperimit të nxehtësisë, pastrimi i sipërfaqeve të bojlerit për transmetimin e nxehtësisë, përmirësimi i trajtimit të ujit, riparimi i rrjedhjeve të avullit, izolimi i avullit nga linjat e papërdorura, etj. Në mënyrë që të zvogëlohen shpenzimet përmes optimizimit të sistemeve të avullit, monitorimi i vazhdueshëm i procesit duhet të zbatohet para dhe pas futjes së masave, për t’i zbuluar fushat e mundshme për përmirësim, si dhe për të siguruar që sistemi funksionon në konfigurimin më të mirë të mundshëm pas futjes së ndryshimeve.
Shumë programe dhe ndërmarrje ofrojnë optimizimin e sistemeve energjetike. Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut, ngjashëm me Programin e Optimizimit të Sistemeve të Ajrit të Kompresuar të UNIDO-së, Programi i Optimizimit të Sistemeve të Avullit të UNIDO (ang. UNIDOs Steam Systems Optimization (SSO) Programme) përbëhet nga tre elementë – trajnimi i ekspertëve, trajnimi i përdoruesve dhe punëtoria për furnizuesit e pajisjeve. Trajnimi i përdoruesve ka për qëllim inxhinierët dhe personalin tjetër në kapacitetet industriale, furnizuesit e pajisjeve dhe ofruesit e shërbimeve. Trajnimi i ekspertëve u drejtohet ekspertëve nacionalë të efikasitetit energjetik, ofruesve të shërbimeve, furnizuesve të pajisjeve dhe inxhinierëve të industrisë, duke u siguruar njohuri të hollësishme teknike për t’i përmirësuar sistemet e avullit. Punëtoria e furnizuesve ka për qëllim tregtarët lokalë, furnizuesit dhe prodhuesit e pajisjeve. Punëtoria është menduar për t’i prezantuar këta lojtarë kryesorë në tregun e shërbimeve dhe teknikave në fushën e optimizimit të sistemeve të avullit.
Më poshtë janë theksuar disa nga praktikat më të mira. Këto praktika më të mira janë fragmente nga Doracaku i Trajnimit të Ekspertëve të Optimizimit të Sistemeve të Avullit në Industrinë e UNIDO, nga autorësia Rijaz Papar (P.E, CEM), Greg Harrell (Ph.D.), Ven Venkatesan (P.E, CEM) dhe të tjerë, ndërmarrjeve dhe kapaciteteve industriale, agjencive qeveritare dhe programeve që kanë dhënë kontribute dhe mjete të konsiderueshme, kohë dhe përpjekje për hartimin e Doracakut të Trajnimit.
Mundësitë e optimizimit në fushën e prodhimit të avullit dhe praktikat më të mira
- Minimizimi i ajrit të tepërt në procesin e djegies
- Instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e nxehtësisë
- Pastrimi i sipërfaqeve të ndryshimit të nxehtësisë së kaldajës
- Përmirësimi i përgatitjes së ujit
- Instalimi i sistemit automatik të kontrollit të shkripëzimit në kaldajë
- Shfrytëzimi i energjisë nga uji i lëshuar gjatë shkripëzimit të kaldajës
- Vendosja / riparimi i izolimit të kaldajës
- Vendosja / rinovimi / riparimi i izolimit të kaldajës
- Zvogëlimi i numrit të kaldajave të punës
- Shqyrtimi i mundësisë për ndryshimin e karburantit
- Optimizimi i punës së deaeratorit
Mundësitë dhe praktikat më të mira për optimizimin në fushën e shpërndarjes së avullit
- Riparimi i rrjedhjeve të avullit
- Minimizimi i humbjes së avullit nga ventilat (si shkarkues)
- Sigurimi i izolimit të mirë të tubacioneve, ventilave, ‘pajisjeve’ dhe enëve të pajisjeve
- Izolimi i avullit nga linjat e papërdorura
- Minimizimi i rrjedhës nëpër stacionet e zvogëlimit të presionit
- Ulja e rënies së presionit në tubacionet
- Kullimi / shkarkimi i kondensatës nga shpërndarësit e avullit
Mundësitë dhe praktikat më të mira për optimizimin në fushën e përdoruesve të fundit të avullit
Është jashtëzakonisht e vështirë të arrihen përdoruesit e fundit që janë specifikë për proceset industriale dhe impiantet. Integrimi i proceseve dhe shfrytëzimi çon në optimizimin e përgjithshëm të sistemit energjetik në impiant, ndërsa përfitimet janë të mëdha. Në konfigurimin klasik, strategjitë kryesore të optimizimit të avullit të përdoruesve të fundit janë:
- Heqja ose zvogëlimi i sasisë së avullit të përdorur në proces
- Përmirësimi i efikasitetit të procesit dhe heqja e përdorimit të papërshtatshëm të avullit
- Përdorimi i avullit në presionin më të ulët të mundshëm, i cili do të mundësonte prodhimin e energjisë elektrike
- Transmetimi i plotë ose i pjesshëm i nevojave të avullit në burimin e nxehtësisë së përdorur
- Përdorimi i avullit me presion të ulët (ose të përdorur) për t’i përmbushur kërkesat e procesit që përndryshe do të përdorte avull me presion shumë më të lartë.
Mundësitë dhe praktikat më të mira për optimizimin në fushën e shfrytëzimit të kondensatës
- Prezantimi i programit për menaxhim efektiv të sistemit të ndarësve të kondensatës dhe programit për mirëmbajtjen e tyre
- Përdorimi sa më shumë që është i mundur i kondensatës së disponueshme
- Shfrytëzimi i nxehtësisë së kondensatës në energjinë termike sa më të lartë të mundshme
- Përdorimi i kondensatës me presion të lartë për të fituar avull me presion të ulët
Mundësitë dhe praktikat më të mira për optimizimin në fushën e prodhimit të kombinuar të energjisë elektrike dhe nxehtësisë
Mundësitë për optimizim në fushën e prodhimit të kombinuar të energjisë elektrike dhe nxehtësisë në sistemet industriale të kondensimit pothuajse gjithmonë mbështeten në njohjen e përfitimeve ekonomike nga modifikimi i punës së turbinave me avull. Në aplikimet industriale të prodhimit të kombinuar të energjisë elektrike dhe nxehtësisë ekzistojnë dy konfigurime kryesore të turbinave dhe ato mbulojnë:
- Turbinat kundër presionit
- Turbinat e kondensimit