Një nga elementët kryesorë për përmirësimin e efikasitetit energjetik është njohja e zbatimeve të rëndësishme të energjisë dhe analizimi i potencialit për shfrytëzimin e energjisë pa e ulur cilësinë e produktit të fundit. Bazuar në parimin “bëj më shumë me më pak”, është treguar se me analizë të plotë shkakësore dhe analizë të efikasitetit sistematik, optimizimi i sistemit të dhënë të ajrit të kompresuar jep efekt pozitiv të kthimit. Përfitimet e ndërmarrjes së veprimeve parandaluese dhe korrigjuese përfshijnë jo vetëm përmirësimin e efikasitetit dhe produktivitetit të përgjithshëm të sistemit, por u ndihmojnë edhe ndërmarrjeve të përballen me paqëndrueshmërinë e çmimeve me shpenzimet e pashmangshme energjetike.
Kompresorët e ajrit janë një nga konsumatorët më pak të dukshëm të energjisë në kapacitet të caktuar industrial. Sidoqoftë, ashtu si sistemet me avull, zbatimi i ajrit të kompresuar është një nga proceset më të rëndësishme në impiant dhe paraqet element të rëndësishëm të sistemit. Menaxhimi i duhur i sistemit të ajrit të kompresuar të dëshmuar shpie në kursimin e sasive të konsiderueshme të energjisë në të njëjtën kohë duke arritur cilësi më të mirë të produktit dhe duke zvogëluar kohën e ngecjes ose ndërprerjes. Për t’i optimizuar këto sisteme, zakonisht ndërmerren disa hapa standardë siç janë kontrollet e rrjedhjeve, përshtatja e presionit, modifikimi i sistemit në lidhje me komponentët, kalimi në një lloj tjetër të sistemit të ftohjes ose futja e ajrit të ftohtë në kompresorët e ajrit. Optimizimi i sistemeve të ajrit të kompresuar zakonisht kërkon qasje sistemike, jo vetëm duke u përqëndruar në komponentët e veçantë të sistemit, por pasqyrën e sistemit si tërësi. Bazuar në parimet e standardit ISO 50001, ky optimizim ofron mundësi për të vlerësuar sistemin për zgjidhje alternative dhe i identifikon mundësitë për zbatimin e tyre të bazuar në kushtet dhe parametrat aktualë dhe të ardhshëm operativë, regjimin e mirëmbajtjes, nevojat e procesit të prodhimit dhe cilësinë e nevojshme të produktit, ekonomizimin, pikëpamjet teknike dhe të tjera.
Në vitet 2018 dhe 2019, në Republikën e Maqedonisë u mbajtën disa trajnime për optimizimin e sistemeve të ajrit të kompresuar, në kuadër të projektit “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitetin energjetik në industri dhe përshpejtimin e investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira në dispozicion në Maqedoni”, në bashkëpunim me UNIDO. Trajnimet e ekspertëve u bazuan në informatat, rezultatet, praktikat dhe njohuritë më të reja të ekspertëve me përvojë nacionale dhe ndërkombëtare. Trajnimet përbëhen nga pjesa teorike dhe praktike. Pjesa teorike ofron mundësi për pjesëmarrësit për të nxënë njohuri të thella të regjimit operativ të sistemeve të ajrit të kompresuar dhe për t’i identifikuar mundësitë për të përmirësuar joefikasitetin. Pjesa praktike u jep pjesëmarrësve mundësinë për të aplikuar njohuritë e nxëna në praktikë në kompanitë dhe kapacitetet e prodhimit në të gjithë vendin.
Programi i UNIDO i Ndërtimit të Kapaciteteve të Optimizimit të Sistemeve të Ajrit të Kompresuar (ang. Compressed air system optimization (CASO) dhe zbatimi i tij përbëhet nga tre elementë: trajnimi i ekspertëve, trajnimi i përdoruesve dhe punëtoria e orientuar ndaj furnizuesve të pajisjeve.
Trajnimi i përdoruesve CASO ka për qëllim inxhinierët dhe personalin tjetër në kapacitetet industriale, furnizuesit e pajisjeve dhe është disenjuar për t’i trajnuar t’i vlerësojnë sistemet e ajrit të kompresuar, t’i identifikojnë mundësitë për përmirësimin e performancave dhe të arrijnë kursime të energjisë / shpenzime përmes punës dhe kontrollit të duhur, mirëmbajtjes së sistemit dhe përdorimit përkatës të ajrit të kompresuar.
Trajnimi i ekspertëve CASO është trajnimi intensiv i zbatuar nga ekspertët ndërkombëtarë kryesorë në optimizimin e sistemeve të ajrit të kompresuar për ekspertët nacionalë të efikasitetit energjetik, ofruesit e shërbimeve, furnizuesit e pajisjeve dhe inxhinierët e industrisë. Ky trajnim ofron informata të thella teknike për vlerësimin e performancave, identifikimin e problemeve dhe përmirësimin e sistemeve të ajrit të kompresuar në industri. Trajnimi i prezanton parimet themelore për disejnin efikas energjetik të sistemeve të ajrit të kompresuar, si dhe mënyrën se si planet e përmirësimit të sistemeve do të aprovohen nga menaxhmenti në kompani. Ekspertët nacionalë të efikasitetit energjetik janë trajnuar në klasa, vendet e punës, të udhëhequr nga ekspertët ndërkombëtarë të CASO-së dhe të pajisur me ekspertizën, aftësitë dhe mjetet (përfshirë pajisjet e matjes) të domosdoshme për t’i siguruar shërbimet si vijon:
- Ndihmën teknike për ndërmarrjet për vlerësimin e sistemeve të ajrit të kompresuar dhe identifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të optimizimit;
- Zbatimin e trajnimit të përdoruesve CASO dhe trajnimi i inxhinierëve nga sektori industrial për vlerësimin dhe optimizimin e sistemeve të pompimit dhe sistemeve të ajrit të kompresuar.
Punëtoria CASO për furnizuesit e pajisjeve u orientohet tregtarëve lokalë, furnizuesve dhe prodhuesve me / të kompresorëve dhe pajisjes shtesë. Punëtoria është menduar për t’i prezantuar këta lojtarë kryesorë në tregun e teknikave dhe shërbimeve në fushën e optimizimit të sistemeve të ajrit të kompresuar. Qëllimet përfshijnë:
- Përgatitjen e prodhuesve, shitësve dhe furnizuesve për të marrë pjesë në transmetimin e porosisë së projektit të UNIDO-së së optimizimit të sistemeve në industrinë te përdoruesit / blerësit e tyre industrialë;
- Ndihmën e prodhuesve, shitësve dhe furnizuesve në identifikimin e asaj që është e nevojshme për t’i riformuluar ofertat e tyre në treg, për të prezantuar ose pasqyruar qasjen sistematike ndaj shërbimeve.