Motivi për prezantimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë (ang. Energy Management System, EnMS), i cili, më e rëndësishme, i përmbush kërkesat e standardit ISO 50001, del nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike të vitit 2015 (lidhja, https://unfccc.int/process-and-meetings/the-paris-agreement/the-paris-agreement), i cili përfshin 195 vende në planin global të veprimit për të kufizuar rritjen e temperaturës globale mesatare deri në 2 оС.
Futja e EnMS bazohet në ciklin e përmirësimit të vazhdueshëm, përkatësisht parimin e mirënjohur Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro, me një qëllim të thjeshtë – kursimet energjetike dhe financave, me zvogëlimin e njëkohësishëm të emisionit të gazeve serë dhe zvogëlimin e ekspozimit ndaj ndryshimit të çmimit të energjisë.
EnMS-ja e integruar mundëson që institucionet qeveritare, organizatat, ndërmarrjet, sektori publik dhe privat të ndjekin dhe kontrollojnë në mënyrë efektive konsumin e energjisë, t’i detektojnë fushat e mundshme të kursimit të energjisë dhe t’i ulin shpenzimet. EnMS-ja e vendosur është një grup politikash, procedurash dhe procesesh biznesi të zbatuara me qasjen metodologjike dhe të organizuar me qëllim që, në përgjithësi, të përmirësojnë efikasitetin energjetik dhe të lehtësojnë kalimin drejt një alternative me përmbajtje të ulët të karbonit. Sistemi i menaxhimit të energjisë është një grup masash organizative dhe teknike të zbatuara për të përmirësuar performancën energjetike, të bazuar në ndjekjen e vazhdueshme dhe përkushtimin për të ndryshuar në mënyrë që të arrihen rezultatet afatgjata.
Prezantimi i EnMS-së në përputhje me ISO 50001 u bë edhe në kuadër të projektit GEF-UNIDO “Nxitja e transformimit të tregut për efikasitetin energjetik në industri dhe përshpejtimin e investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira në Republikën e Maqedonisë” përmes disa trajnimeve të ekspertëve dhe përdoruesve. Qëllimi ishte të sigurohej që edhe sektori publik dhe privat do të mbështesnin përmirësimin e vazhdueshëm të performancave energjetike, do të nxisin konkurrencën dhe do të përkushtohen për përdorimin e metodave të qëndrueshme për të përmirësuar efikasitetin energjetik.
Ideja për përfshirjen e përfaqësuesve të kompanive në trajnimet e UNIDO-së vjen nga fakti që standardi ndërkombëtar ISO 50001 nuk i përcakton hapat specifikë mbi atë se si sistemi i menaxhimit të energjisë duhet të zbatohet pavarësisht nga rëndësia e tij që nga shfaqja e tij në vitin 2011. Standardi jep kornizë në të cilën kompanitë që aspirojnë ISO 50001 duhet t’i përcaktojnë hapat më të mirë në dispozicion drejt arritjes së monitorimit dhe menaxhimit efektiv të resurseve të tyre energjetike, në përputhje me obligimet ligjore relevante. Me qëllim të tejkalimit të kësaj barriere, Programi UNIDO u disenjua për të ofruar rekomandime specifike për ndërmarrjet dhe institucionet dhe për të ndihmuar në përmirësimin e performancës energjetike përmes metodologjisë praktike për arritjen e qëllimeve energjetike të kompanive. Këto rekomandime janë paraqitur në trajnimet, të bazuar në udhëzuesit dhe mjetet e zhvilluara.
I përcaktuar si mënyrë e jetës, EnMS-ja përfshin disa pikëpamje për prezantimin e tij. Këto pikëpamje zakonisht shqyrtohen në katër (4) module – Angazhimi / Përkushtimi, Planifikimi, Hyrja, Kontrollimi.
Një nga indikatorët kryesorë është sigurimi i përkushtimit të lartë nga menaxhmenti i lartë përmes studimit të ndërtuar mirë të biznesit. Menaxhmenti i lartë duhet të sigurojë mbështetjen e domosdoshme për të çuar përpara programin dhe në këtë mënyrë t’i inkurajojë dhe nxisë punonjësit që të marrin pjesë në mënyrë aktive. Një hap vendimtar është dëshira për të përmirësuar përmes menaxhimit të konsumit të energjisë dhe shpenzimeve, si dhe sigurimit të personalit me resurset e domosdoshme.
Pas vendosjes së fushëveprimit dhe kufijve të EnMS, faza e përkushtimit zakonisht përbëhet nga emërimi i përfaqësuesit të menaxhmentit dhe krijimi i ekipit energjetik në mënyrë që secili anëtar të marrë role dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë. Pikëpamja kryesore e punës së anëtarëve të ekipit energjetik është aftësia e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e EnMS, si dhe vetëdijen për fushat e mundshme për përmirësim në kompani.
Kompania duhet të jetë e përkushtuar në mirëmbajtjen e politikës energjetike, e cila do të sigurojë kornizë për arritjen e qëllimeve të mëtejshme.
Me qëllim që të përmirësohet në sektorët kryesorë, struktura e EnMS duhet të mundësojë krahasimin midis gjendjes “së vjetër” dhe “të re”. Faza e planifikimit kërkon identifikimin dhe analizën e konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë (KRE) në mënyrë që të përcaktohen indikatorët kryesorë të performancave. Të gjitha të dhënat e domosdoshme janë mbledhur dhe analizuar me qëllim që të krijohet lidhja midis konsumit të energjisë dhe ndryshimeve. Pasi të identifikohen dhe dokumentohen KRE-të, të analizohet ndikimi i tyre dhe të vendoset baza, mund të zhvillohen mundësitë për përmirësimin e tyre. Përvoja ka treguar se këto mundësi mund të ndryshojnë kur sugjerimet vijnë nga anëtarët e personalit, inxhinierët e impianteve, personali i mirëmbajtjes, etj., përkatësisht kontributi i të gjithë punonjësve duhet të mirëpritet dhe të vlerësohet si duhet. Një nga elementët kryesorë të EnMS është që faza e zbatimit të përbëhet, para së gjithash, nga masat pa ose me shpenzime (çmime) të ulëta. Këto masa zakonisht u referohen ndryshimeve të thjeshta në regjimin operativ ose regjimin e mirëmbajtjes ose përshtatjeve të pajisjeve ekzistuese. Sapo të prezantohen përmirësimet e miratuara, kompania e zbaton fazën e kontrollimit, gjatë së cilës e ndjek performancën energjetike, përcakton nëse janë arritur kursimet energjetike, identifikon disa mospërputhje të caktuara dhe ndërmerr veprime korrigjuese dhe parandaluese.
Është e rëndësishme të mbahet mend se sapo do të vendoset EnMS, puna nuk ndalet në këtë pikë. Në esencë, EnMS është analiza, planifikimi, zbatimi dhe kontrollimi i vazhdueshëm. EnMS është procesi i përmirësimit të vazhdueshëm, ndjekjes së vazhdueshme, ndryshimeve të vazhdueshme në praktikat operative dhe praktikat e mirëmbajtjes, të gjitha me rol integral në përditshmëri.