9. Identifikimi i njerëzve që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në përdorimin e energjisë

Ka një numër njerëzish në të gjitha organizatat që ndikojnë ndjeshëm në përdorimin e energjisë. Këta njerëz duhet të identifikohen dhe të vlerësohet shkalla e tyre e trajnimit dhe kompetencës për t’u siguruar që ata e kuptojnë rolin e tyre dhe ndikimin që e kanë në përdorimin e energjisë.

Këtu mund të bien:

  • Operatorët e pajisjeve ose sistemeve që përdorin sasi të mëdha të energjisë. Ata zakonisht janë në gjendje të kenë ndikim të drejtpërdrejtë të rëndësishëm në përdorimin e energjisë përmes mënyrës së përdorimit të pajisjeve ose proceseve. Zakonisht këta janë operatorë të kaldajave ose sistemeve të tjera të mëdha operative.
  • Operatorët, udhëheqësit dhe inxhinierët në impiant.
  • Kuadri i mirëmbajtjes, përfshirë edhe mjeshtrat dhe shefat dhe inxhinierët e tyre.
  • Kuadri për sigurimin, pastrimin dhe sigurinë në punë. Ata zakonisht i shikojnë lokalet ndryshe dhe në kohë të ndryshme sesa punonjësit e tjerë. Ata shpesh janë të vetëdijshëm për humbjet energjetike jashtë orarit normal të punës.
  • Njerëzit të cilët mund të ndikojnë tek punonjësit e tjerë. Kjo kategori i përfshin udhëheqësit, mbikëqyrësit, liderët e ekipeve, etj. Është e rëndësishme që ata ta kuptojnë rolin e tyre nga perspektiva energjetike dhe të përdorin pozicionin e tyre për të bërë ndikim pozitiv te të tjerët në organizatë.

Pasi të jenë identifikuar individët relevantë, është e nevojshme të kontrolloni se sa janë të njoftuar me rolin e tyre në lidhje me përdorimin e energjisë. Aty ku identifikohen mangësitë në njohuritë e tyre, duhet të planifikohen, dërgohen dhe dokumentohen trajnimet relevante për t’i mënjanuar ato mangësi.