7. Krijimi i një strukture për zbatimin e SME-së dhe ndërtimin e vetëdijes organizative

7.1 Krijimi i një strukture për zbatimin e SME-së

Për të zbatuar një SME të suksesshëm, është e nevojshme të arrihet një nivel i caktuar i zhvillimit të planifikimit dhe menaxhimit të projektit.

Në fillim, plani duhet të përfshijë një SME sa më të thjeshtë. Kompleksiteti mund të shtohet me përvojën në vitet e ardhshme.

Vini re se aplikimi i SME-së, nuk është një projekt që ka një fund; është një proces i vazhdueshëm i menaxhimit.