6. Përcaktimi i politikës energjetike

Shpallja e politikës energjetike është një dokument zyrtar, me të cilin menaxhmenti i lartë tregon përkushtimin dhe mbështetjen e tij, për sistemin e menaxhimit të energjisë, dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës energjetike.

Për politikën duhet të sigurohet sa vijon:

  • Duhet të jetë e përshtatshme për natyrën dhe shkallën e përdorimit të energjisë në organizatë
  • Duhet të rishikohet dhe azhurnohet rregullisht, për të ruajtur rëndësinë e tij.
  • Të gjithë punonjësit dhe të gjithë kontraktorët duhet të informohen se menaxhmenti i lartë është i përkushtuar në sistemin e menaxhimit të energjisë.

Politika duhet të përfshijë angazhimet e mëposhtme:

  • Përkushtim për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së energjisë përmes zhvillimit dhe arritjes së objektivave përkatëse të përgjithshme dhe specifike.
  • Përkushtim për të siguruar resurset e nevojshme për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të energjisë.
  • Përkushtimi për të marrë masat e nevojshme, për realizimin e përmirësimit të performancës.
  • Përkushtim i veprimit në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore dhe të tjera të zbatueshme për aktivitetet e organizatës, që përdorin energji.
  • Mbështetje për prokurimin e produkteve efikase energjetike dhe shërbimeve, aty ku është ekonomikisht e realizueshme.

Shembull i politikës energjetike