6. Indikatorët e performancave energjetike dhe ndikimi i faktorëve (të jashtëm)

Metoda ideale për vendosjen dhe ndjekjen e TPE-së konsiderohet analiza lineare e regresionit të konsumit të energjisë në lidhje me faktorët ndikues. Për të parë përmirësimin në performancat energjetike, pjerrësia e vijës së regresionit dhe / ose prerja me boshtin Y duhet të zvogëlohet.

Pasqyra grafike e përmirësimit të arritur të performancave energjetike është mjet shumë i dobishëm për fitimin e përkushtimit nga udhëheqësia, që dëshiron të shoh rezultate të qarta dhe kthimin e investimit nga masat e ndërmarra. Kur pasqyra e performancave energjetike është e ngarkuar nga përcaktuesit e tjerë mbi të cilët që nuk mund të ndikohet, rezultatet e paraqitura japin fotografi të gabuar. Nëse ndikimi në performancat energjetike të masave mund të kufizohet nga faktorët e jashtëm që nuk mund të kontrollohen, kjo do të ndihmojë në ruajtjen e përkushtimit të udhëheqësisë.

Në shumë organizata ka kërkesa të imponuara nga jashtë në lidhje me konsumin e energjisë. Këtu bien ligjet nacionale dhe lokale, politikat korporative ose kërkesat e klientëve. Për të menaxhuar enegjinë në mënyrë efektive, organizata duhet t’i marrë parasysh këto kërkesa.

Rekomandohet që kushtet dhe kërkesat e tilla të revidohen rregullisht (për shembull çdo gjashtë muaj) dhe që hartohen planet e veprimit për të vepruar në përputhje me kërkesat e tilla.

Për shembull, mund të nevojitet të paraqisni raporte të rregullta të konsumit të energjisë për qëllimet e menaxhimit korporativ. Klientë të caktuar mund të kërkojnë dokumentacionin e qasjes suaj në menaxhimin e energjisë dhe emisionet e karbonit. Duke përpiluar listën e të gjitha këtyre kërkesave, do të jetë shumë më lehtë të veprohet sipas tyre, dhe gjithashtu do të jetë më lehtë të planifikohet hartimi i raporteve me përmbajtjen e ngjashme të dedikuar për organet e ndryshme kompetente. Për këtë qëllim mund të përdorni listën përkatëse të punës nga Pjesa SME.