5. Përcaktimi i procedurave të prokurimit dhe specifikimeve gjatë blerjes së pajisjeve

Procesi i prokurimit në organizatën tuaj ndikon ndjeshëm në sasinë e energjisë, që ju konsumoni dhe në kostot financiare që rezultojnë prej saj. Kjo duhet të merret parasysh gjatë zhvillimit të metodologjisë së prokurimit.

5.1 Shërbimet

Shumica e organizatave rregullisht përdorin shërbime nga kompani, që iu ndihmojnë atyre në kryerjen e detyrave të ndryshme. Kjo perfshin:

  • Kompanitë për mirëmbajtje të KDE.
  • Konsulentë të efikasitetit energjetik.
  • Menaxherët e projektit dhe projektuesit

Kur bëhet përzgjedhja e këtyre shërbimeve, është e dobishme të vlerësoni njohuritë e tyre për efikasitetin energjetik. Kursimet e kostos së energjisë mund të tejkalojnë kursimet e arritura duke punësuar ofruesin më të lirë të shërbimit.