5. Indikatorët e Performancave Energjetike (IPE) (Lista e punës ER5 IPE në Pjesën e SME-së)

Indikatorët e performancave energjetike tregojnë nëse qëllimet specifike të performancave energjetike janë përmbushur. Indikatori më i zakonshëm dhe më i thjeshtë i performancave energjetike është pajtueshmëria me buxhetet financiare. Një indikator i thjeshtë i performancave energjetike është pasqyra e trendit vjetor të përdorimit të energjisë.

Është ideale që të keni të paktën një TPE të përgjithshëm për secilin burim të energjisë (energjia elektrike, karburantet, etj.) si dhe një TPE për secilin prej konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë (KRE).

Është e rëndësishme që këta indikatorë të caktohen gjatë fazës së planifikimit në mënyrë që të mund t’i ndiqni gjatë fazës së kontrollimit. Pasi të filloni t’i përdorni, indikatorët mund të kenë nevojë të modifikohen për të përmirësuar efikasitetin e tyre në paraqitjen e rezultateve nga masat e ndërmarra.

MOS HARRONI! Qëllimi kryesor i sistemit të menaxhimit të energjisë është t’i përmirësojë performancat energjetike dhe t’i përmirësojë vazhdimisht ato në të ardhmen.

Korrelacionet e thjeshta

Shembull i korrelacionit të thjeshtë që shpesh zbatohet dhe zakonisht nuk është shumë i dobishëm është Konsumi Specifik i Energjisë (ang. SEC) i impianteve të ndryshme. Për shembull, SEC zbatohet për ajrin e kompresuar në lidhje me kWh / Nm3 të ajrit të prodhuar. Kjo mund të çojë në konkluzion të gabuar. Për shembull, nëse i riparojmë rrjedhjet ose e zvogëlojmë konsumin tonë të ajrit, SEC pothuajse gjithmonë do të rritet. Prandaj, rritja e SEC-së mund të jetë njëkohësisht indikator i përmirësimit ose përkeqësimit të performancave energjetike. Zbatimi i kësaj metodologjie na ka larguar vëmendjen nga indikatorët me të vërtetë të dobishëm të performancave energjetike. Edhe trendet e thjeshta vjetore të konsumit të energjisë shpesh janë më të dobishme.