5. Zbatimi i kontrolleve të brendshme, mospërputhja, korrigjimet, masat korrigjuese dhe parandaluese

5.1 Zbatimi i kontrolleve të brendshme

Qëllimi i kontrollit të brendshëm është të kontrollojë, nëse sistemi i menaxhimit të energjisë (SME) po funksionon ashtu siç është menduar.

Kontrolli i brendshëm i SME-s është një rishikim i pavarur, sistematik i një pjese, ose i gjithë SME-s së organizatës. Qëllimi i kontrollit është të përcaktojë nëse planet, aktivitetet dhe procedurat e përshkruara në sistem zbatohen në përputhje me standardet e SME-së, për shembull:

  • A janë arritur qëllimet specifike të pritshme?
  • A po ndiqen planet dhe kontrollet e prezantuara, të aplikuara nga organizata?
  • A është reale të presësh, që procedurat dhe planet e organizatës do ti arrijnë qëllimet e përcaktuara të SME-së?

Në procesin tuaj të kontrollit të brendshëm, duhet të jepni një përshkrim të kësaj mëposhtë:

  • Orari i kontrolleve vjetore;
  • Si mund të kryhen kontrolle më të shpeshta në zonat, që ndikojnë më shumë në konsumin e energjisë;
  • Aftësitë që duhet ti kenë kontrolluesit e brendshëm;
  • Si përcaktohet fushëveprimi dhe objektivat e kontrolleve;
  • Si kryhet evidentimi, raportimi dhe trajtimi i gjetjeve të kontrollit;
  • Si menaxhohen masat e nevojshme korrigjuese gjatë kontrolleve të ardhshme;
  • Si konfirmohet, që janë marrë masat e nevojshme për të korrigjuar problemet.

Procesi i kontrollit të brendshëm mund të integrohet lehtësisht, me procedurat e kontrollit të sistemeve ekzistuese të menaxhimit.