5.3 Energjia

Prokurimi i energjisë mund të jetë një temë komplekse, veçanërisht në tregjet e lira dhe konkurruese të energjisë.

Parimet kryesore (në varësi të nevojave) për përmirësimin e metodologjisë suaj të prokurimit janë:

  • Hulumtimi paraprak i furnitorëve të mundshëm, që mund të plotësojnë nevojat tuaja për secilin prej energjensëve të kërkuar.
  • Zhvillimi i profileve të hollësishme, për përdorimin e energjisë, nga secili energjens. Do të jetë e dobishme në vlerësimin e kostos së secilit lloj energjie, nga secili furnizues.
  • Kërkoni ofertë, nga secili furnizues i mundshëm, për të njëjtin profil të projektuar. Kjo do të shërbejë si bazë për krahasim me furnitorët e tjerë.
  • Në situata më komplekse, mund të jetë e nevojshme të siguroni një konsulent profesional, për të mbështetur përpjekjet tuaja.