5.2 Mospërputhja, korrigjimet, masat korrigjuese dhe parandaluese

Mospërputhja përcaktohet si dështim për të përmbushur një kërkesë specifike ose kusht.

Procesi i korrigjimit, masave korrigjuese dhe parandaluese është një mënyrë për të korrigjuar çdo devijim nga kërkesat.

Termat e përdorur në këtë proces përcaktohen si më poshtë:

  • Mospërputhja: mospërmbushja e një kushti;
  • Korrigjimi: aktivitet për të eliminuar mospërputhjen e zbuluar;
  • Masa korrigjuese: aktiviteti për të hequr shkakun e mospërputhjes së zbuluar;
  • Masa parandaluese: aktivitet për të eliminuar shkakun e mos-përputhshmërisë së mundshme

Mënyra si mund të menaxhohet me korrigjimet, masat korrigjuese dhe parandaluese:

  • Bëni një listë të secilës masë sipas burimit – kontrolli, inspektimi, vlerësimi i harmonizimit, etj;
  • Përshkruani shkurtimisht mospërputhjen, ose mospërputhjen potenciale;
  • Identifikoni vendet ku ka ndodhur mospërputhja;
  • Identifikoni njerëzit përgjegjës për zonën e dhënë;
  • Identifikoni shkakun e mospërputhjes;
  • Identifikoni personin përgjegjës për zbatimin e korrigjimeve, masave korrigjuese dhe parandaluese;
  • Identifikoni datën e rënë dakord për përfundimin e masës korrigjuese;