4. Projektimi i efikasitetit energjetik

Është shumë më e lehtë dhe më e lirë të inkorporohen performanca të mira energjetike në një proces, ose fabrikë të re, që nga fillimi sesa t’i modifikoni ato më vonë. Gjëja më e rëndësishme është të rishikoni specifikimin dhe fushën e pajisjeve, ose procesi që kërkohet që nga fillimi.

4.1 Projektimi Efikas Energjetik (PEE)

Hapat e mëposhtëm mund të ndiqen, si pjesë e një qasjeje sistematike për PEE.

Hapi Përshkrimi
Rishikimi i shërbimit energjetik E rëndësisë së veçantë është specifikimi i përdoruesit, për shërbimin energjetik të jetë i saktë dhe jo i madh. Shërbimi energjetik është një aktivitet që është i nevojshëm, p.sh. ndriçimi ose pastrimi. Për shembull: sa presion i avullit është i nevojshëm? A ka nevojë për avull? Çfarë presioni i ajrit të kompresuar nevojitet? Sa ndryshime të ajrit nevojiten në një interval kohor të caktuar? Vlen të investohet energji në këtë hap, sepse është baza për të gjitha vendimet e mëtejshme.
Mbështetje për vendosjen e kontrollit operacional Kontrolli i duhur i funksionimit i të gjithë sistemit, është thelbësor për funksionimin efikas. Gjatë fazës së hershme të dizajnit, është e rëndësishme të merret parasysh kontrolli funksional. Shembujt janë: a mund të kompensohen variacionet e ngarkesës? A është e mundur të vendoset një modë e veçantë nate dhe fundjave? A ka ndërprerës lokal, që pajisjet të mund të fiken, kur nuk përdoren? A mund të mirëmbahen pajisjet dhe a janë të arritshme etj?
Projektimi dhe ridizajnimi i sistemit të distribuimit Si do të shpërndahet shërbimi deri te klientët? A është izolimi adekuat, për funksionin specifik? A duhen masa të veçanta paraprake për të minimizuar rrezikun e rrjedhjeve të tilla si tubacionet plotësisht të salduara etj?.
Projektimi dhe testimi i sistemeve gjeneruese Një nga hapat e fundit është përcaktimi i specifikimeve të sakta dhe projektimi i pajisjeve të gjenerimit të energjisë si kaldaja, çilerët, pompat, kompresorët e ajrit, etj.
Projektimi dhe rishikimi i kontrolleve Të sigurohet, që automatizimi të jetë sa më i thjeshtë për t’u zotëruar nga stafi inxhinierik dhe ai operacional.