4. Gjendja themelore

Qëllimi i gjendjes themelore është të vendoset vlera krahasuese për matjen e përmirësimeve të performancave energjetike. Thënë thjesht, gjendja themelore e paraqet konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike dhe karburanteve të tjera gjatë vitit para se të zbatohet SME-ja. Përparësia e kësaj është që konsumi i ardhshëm krahasohet thjesht me konsumin në vitin për të cilin përcaktohet gjendja themelore. Mungesa është se nuk merren parasysh faktorët që ndikuan në konsum. Për shembull, mund të ketë pasur rritje ose ulje të ndjeshme të prodhimit që ndikoi në konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe nuk bëhet fjalë për përmirësim ose përkeqësim të performancave energjetike.

VËREJTJE:

Konsumi specifik i energjisë (energjia e konsumuar për njësi të produktit) nuk është masë përkatëse për formimin e gjendjes themelore. Në shumë organizata ka ngarkesë të lartë themelore të energjisë ose strukturë të ndërlikuar të produkteve. Kur bëhet fjalë për organizatat me ngarkesë të lartë themelore, shkalla e aktivitetit të prodhimit ka ndikim të madh në këtë indikator, përkatësisht nëse prodhimi rritet, konsumi specifik zvogëlohet dhe duket se përmirësohen performancat energjetike, gjë që nuk është rasti.

Në këtë metodologji, gjendja themelore është vija më e përshtatshme e drejtë që është në distancë të barabartë nga pikat që ndodhen poshtë dhe sipër grafikut të analizës së regresionit të faktorëve ndikues kundrejt konsumit të energjisë. Siç do të përmirësohen performancat energjetike, kjo linjë do të ulet.