4. Emërimi i një përfaqësuesi të menaxhmentit, rolet, përgjegjësitë dhe autorizimet

4.1 Emërimi i një përfaqësuesi të menaxhmentit

Përfaqësuesi i menaxhmentit është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të energjisë dhe atij/asaj i janë dhënë autorizimet e duhura dhe resurset e nevojshme për të përmbushur me sukses detyrën.

Përfaqësuesi i menaxhmentit duhet të ketë përgjegjësitë minimale të mëposhtme:

  • Zbatimi i sistemit të menaxhimit të energjisë;
  • Informimi i menaxhmentit të lartë për performancën e sistemit të menaxhimit të energjisë, dhe performancën energjetike të organizatës;
  • Formimi i një ekipi të menaxhimit të energjisë;
  • Planifikimi dhe drejtimi i veprimtarive të menaxhimit të energjisë.

Përfaqësuesi i menaxhmentit duhet të ketë aftësitë dhe kualifikimet e mëposhtme:

  • Aftësitë e komunikimit, dmth. mbajtja e lidhjeve, negociata dhe konsultime, udhëheqja e takimeve dhe aktiviteteve të ekipit;
  • Përvojë e provuar në menaxhimin e projektit;
  • Njohje në kostot e energjisë;
  • Njohuri në fushën e efikasitetit energjetik dhe teknologjive të efikasitetit të energjisë;