4.2 Rolet, përgjegjësitë dhe autorizimet

Zbatimi i suksesshëm i një sistemi të menaxhimit të energjisë varet nga përkushtimi dhe përpjekjet e të gjithë stafit në të gjitha nivelet e organizatës. Gjatë fazës së planifikimit, identifikohen njerëzit që ndikojnë drejtpërdrejt dhe indirekt në konsumin e energjisë në organizatë, dhe nevojat e tyre për trajnim.

Për secilën nga vendet e punës që janë identifikuar, bëni një listë të roleve dhe përgjegjësive në lidhje me SME-në, duke filluar nga niveli më i lartë i menaxhimit, dhe duke vazhduar gjatë gjithë organizatës.

Është e rëndësishme të përcaktohet qartë se kush ka autorizime për cilat elemente të SME-së. Kjo do të shmangë çdo konflikt ose keqkuptim.