3. Zbatimi i planeve të veprimit

Si pjesë e zbatimit të SME-ve në baza ditore, duhet të kontrollohet nëse pikat që janë në linjë për përfundimin e planit të veprimit, janë parashikuar, kompletuar dhe nëse është konfirmuar që ato kanë përfunduar siç është planifikuar.

Arsyet e dështimit në zbatimin e aktiviteteve janë të ndryshme dhe të shumta, por këtu janë paraqitur disa probleme që shpesh ndodhin:

  • Mungesa e përkushtimit real të menaxhmentit, që mund të çojë njerëzit të mos përqendrohen realisht në kryerjen e detyrave të caktuara.
  • Mungesa e aftësisë teknike adekuate.
  • “Jam shumë i zënë dhe kam prioritete tjera”, është një tregues i mungesës së përkushtimit real nga menaxhmenti, nëse kjo është një përgjigje e pranueshme për vonesën.
  • Mungesa e financave.
  • Mungesa e komunikimit dhe kuptimi i pritjeve.