3. Metodologjia për përcaktimin e konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë

3.1 Përcaktimi i konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë

Për t’i identifikuar konsumatorët e rëndësishëm të energjisë (KRE), është e nevojshme të dihet saktësisht se sa energji përdor secili proces ose sistem. Zakonisht nuk instalohet asnjë njehsor i veçantë për shumicën ose për të gjithë konsumatorët e rëndësishëm. Në atë rast, është e nevojshme të gjendet mënyra për të vlerësuar konsumin e tyre dhe ky aktivitet duhet të zbatohet veçmas për secilin burim të energjisë që ndiqet, p.sh. për energji elektrike dhe për çdo lloj të karburantit.

Nëse dinamika e konsumit të energjisë brenda sistemit kuptohet si duhet, kjo do të çojë në kursimin optimal të energjisë. Ka shumë teknika në dispozicion për t’i analizuar të dhënat energjetike dhe për të gjeneruar informata të dobishme. Disa nga më të rëndësishmet janë: tabelat, pita-grafikët, grafikët me shtylla, krahasimet shumëvjeçare, hartëzimi i proceseve dhe bilanset energjetike.