3. Kalibrimi i instrumenteve

Për monitorim dhe matje të besueshme, pajisjet e përdorura duhet të sigurojnë të dhëna të sakta. Një gabim i një shkalle Celsius në temperaturën e avullimit të një frigoriferi mund të shkaktojë një ndryshim prej 3 për qind në përdorimin e energjisë.

Kur përcaktohet saktësia e sistemit të matjes mund të bëhet një analizë e thjeshtë e rrezikut:

  • Si do ta di, që TPE dhe parametrat kritikë po monitorohen aktualisht?
  • Si mund ta di nëse matësit janë të saktë?
  • Nga instrumentet në përdorim, cilat janë më të rëndësishmet?
  • Nëse instrumenti nuk është i kalibruar në kohë, a mund të ndikojë dukshëm në rezultatet e matjes?
  • Sa është probabiliteti, që një instrument i rëndësishëm të dalë nga kalibrimi?
  • A është e mundur të verifikohet saktësia e matësve duke përdorur të dhëna nga matësit e tjerë, dhe përfshirja e të dhënave nga faturat komunale dhe të energjisë elektrike?

Sapo të bëhet kjo analizë, ajo mund të përcaktohet në bazë të asaj se cilët instrumente kërkojnë mirëmbajtjen dhe kalibrimin më intensiv.