3.2 Metodologjia për përcaktimin e KRE-së

Ekzistojnë një numër i caktuar mënyrash për të identifikuar dhe vlerësuar KRE-të, ndërsa me ndihmë të madhe është lista e punës ER3 PRE të Pjesës së SME-së:

 

Nëse keni të instaluar njehsorë në të gjitha ose në disa prej burimeve të energjisë, atëherë këta njehsorë do të jenë në gjendje t’ju japin një pasqyrë më të plotë.

Në proces do të hasni edhe mundësi për të përmirësuar matjen, si për shembull ekzistimi i njehsorit për konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike, por jo edhe për karburantet.

Nëse nuk keni njehsorë ndihmës në pikat ku ndodhen konsumatorët e rëndësishëm të energjisë, i cili është problem i shpeshtë, është e nevojshme të vlerësoni konsumin dhe pastaj të përmbledhni vlerësimet nga konsumatorët e ndryshëm të energjisë. Nëse ngarkesa e konsumatorit është e qëndrueshme, atëherë kontrollet e përkohshme me njehsor portativ të fuqisë do të mundësojnë vlerësime të sakta.

Përdorimi i ampermetrit për të vlerësuar fuqinë është dukshëm më pak i saktë për shkak të ndryshimeve të faktorit të fuqisë.

 

Duke i përmbledhur të dhënat nga të gjithë konsumatorët e rëndësishëm, shihet se për sa pjesë të konsumit të energjisë është në dijeni të kompanisë. Përveç motorëve, një nga burimet e tjera më të shpeshta të konsumit të energjisë është ndriçimi. Disa procese përdorin energji elektrike për ngrohje, dhe nëse është kështu, duhet të hulumtohen alternativat. Për disa procese të prodhimit nuk ka alternativa për ngrohjen elektrike. E njëjta metodologji mund të përdoret për të përcaktuar rëndësinë e përdorimeve të ndryshme të nxehtësisë.

Elementet kryesore që duhet të ruhen:

  • Cilat ndryshime ndikojnë në përdorimin e konsumatorëve të rëndësishëm të energjisë? A është prodhimi, kushtet e motit, prania e personalit, etj.?
  • Zbuloni se cilët persona ndikojnë në këto aktivitete dhe kontrolloni nësë ata janë të trajnuar siç duhet për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këto aktivitete. Ky aktivitet më pas do të sigurojë informata për përgatitjen e planeve të trajnimit për të gjithë kuadrin relevant.
  • Dokumentoni parametrat operativë kritikë për secilën KRE. Pjesa e SME-së përfshin listën e punës (ER6 Critical Op Param) me shembull të parametrave operativë kritikë për KRE të ndryshme.
  • Përcaktimi i vlerës krahasuese për konsumin e energjisë. Vendosja e indikatorëve të performancave energjetike për secilin KRE. Me ç’rast, faktorët ndikues duhet të merren përsëri parasysh.
  • Identifikimi i mundësive për të zvogëluar konsumin e energjisë për secilën KRE.
  • Përcaktimi i qëllimeve të përgjithshme dhe të veçanta për secilën KRE.
  • Nëse nuk keni identifikuar mundësi për t’i përmirësuar performancat energjetike për KRE të caktuar, duhet të bëni pasqyrë më të detajuar të të dhënave për atë KRE në mënyrë që të identifikohen mundësitë. Kjo përmbledhje e detajuar duhet ta shqyrtojë tërë sistemin e asaj që përbëhet KRE-ja duke i zbatuar teknikat e tilla si optimizimi i sistemit.

Ngarkesa themelore është termi që i referohet konsumit të energjisë që nuk përdoret për aktivitetet konkrete, përkatësisht që nuk bën ndonjë punë të dobishme. Arsyet e ngarkesës së lartë themelore janë të shumta dhe të ndryshme, por në mesin e tyre bie lënia e kompresorëve ndezur kur nuk përdoret ajri i kompresuar, llamba, kompjuteri, ventilatori, sistemi i ajrit, pompa, etj.