2. Ndërtimi i kompetencave dhe vetëdijësimi i stafit

Të gjithë personat të ndikojnë në performancën energjetike, sidomos ata që mund të ndikojnë në performancat e KDE-së suaj, të jenë kompetent në mënyrë adekuate dhe të vetëdijshëm për rolin.  Për ta arritur këtë, ata duhet të trajnohen siç duhet.

Zbatimi i këtij trajnimi është shpesh aktiviteti më i mundimshëm gjatë zbatimit të një SME funksionale, për sa i përket kohës që punonjësit duhet ta ndajnë, për të vizituar trajnimin, dhe për sa i përket kostos së angazhimit të trajnuesve.

2.1 Vetëdijësimi

Të gjithë punonjësit dhe kryerësit e shërbimeve duhet të jenë të vetëdijshëm, për drejtimin e organizatës drejt përmirësimit të performancës energjetike. Kjo mund të arrihet lehtësisht duke theksuar në mënyrë të dukshme politikën energjetike, dhe punonjësve do tu jepen raportime të rregullta mbi progresin.

Të gjithë duhet ta kuptojnë rolin, përgjegjësinë dhe autoritetin e tyre në lidhje me SME-në.