2. Matja, monitorimi dhe analiza

2.1 Monitorimi dhe matja

Karakteristikat kryesore të një sistemi të menaxhimit të energjisë duhet patjetër të monitorohen dhe maten. Këto karakteristika kryesore përfshijnë:

  • Rezultatet e planifikimit energjetik, përfshirë planet e veprimit.
  • Marrëdhënia midis përdoruesve të rëndësishëm të energjisë (PRE) dhe faktorëve drejtues.
  • Treguesit e Performancës Energjetike (TPE).
  • Efektiviteti i planeve të veprimit në arritjen e qëllimeve dhe synimeve.
  • Monitorimi i efektivitetit të kontrollit operacional.

Kur vendosni një sistem monitorimi dhe matjeje, organizata duhet t’i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • Si do të matet dhe regjistrohet përdorimi i energjisë nga PRE?
  • Kush do të jetë përgjegjës për monitorimin, matjen dhe analizimin?
  • Si mund t’i lidh faktorët drejtues, që i monitoroj me energjinë që e përdor?
  • Për nevojat e punës sime, sa shpesh duhet të bëj monitorime?

Monitorimi dhe matja nuk nënkuptojnë automatikisht matës të energjisë. Nuk është e nevojshme të instaloni matës të energjisë në të gjitha makineritë, pajisjet ose të gjithë linjën e prodhimit.

Më poshtë janë shembuj të instrumenteve energjetike, që mund të ndiqen:

  • Matës të energjisë elektrike
  • Matës të rrjedhës së avullit
  • Matës të presionit të kondensatorit
  • Matës të temperaturës së dhomës

Për të përcaktuar efektivitetin e kostos së përdorimit të matësve, kostoja duhet të krahasohet me kursimet e vlerësuara të shpenzimeve të energjisë. Kostot e matjes konsistojnë në kosto për: projektim, prokurim, instalim, funksionim dhe mirëmbajtjen dhe kalibrimin e matësve, ruajtjen dhe analizën e të dhënave të marra.

Një mënyrë alternative për të monitoruar dhe matur konsumin e energjisë, në vend të instalimit të instrumenteve fikse të matjes, është përdorimi i matësve me dorë.