2. Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave energjetike

Evidenca e konsumit të energjisë përfshin futjen e faturave mujore të energjisë në bazë mujore – kjo përfshin energjinë elektrike, karburantet dhe burimet e tjera të identifikuara gjatë kontrollit energjetik të kryer në bazë të të dhënave nga (të paktën) në dy vitet e fundit, të futura në Pjesën e SME-së (lista e punës ER1). Kjo listë pune mund të përshtatet në varësi me nevojat e kompanisë. Lista e punës ER1 përdoret për t’i analizuar trendet, nga të cilat mund të identifikohen mundësitë për të zvogëluar konsumin e energjisë.