2.3 Kompetenca

Menaxhmenti i organizatës/kompanisë/institucionit ka përgjegjësinë të sigurojë, që të gjithë njerëzit që punojnë për të, të jenë kompetentë për të kryer rolet dhe detyrat e tyre bazuar në kriteret e duhura për arsimimin, trajnimin, aftësitë ose përvojën.

Menaxhmenti gjithashtu duhet të sigurojë që punësimet e jashtme dhe ofruesit e shërbimeve të jenë kompetentë në ato fusha, që mund të ndikojnë në performancën tuaj energjetike. Kjo mund të arrihet duke kontrolluar informacionet, nga biografitë e shkurtra, ose duke vendosur disa kushte dhe kërkesa gjatë procesit të tenderit, ose gjatë zgjedhjes së furnizuesit.