2. 2. Sigurimi i përkushtimit të kryesisë më të lartë dhe Shembullit të Biznesit

2.1 Sigurimi i përkushtimit të kryesisë më të lartë

Që sistemi i menaxhimit të energjisë të jetë efektiv, është thelbësore që të ketë përkushtim të plotë, nga ana e menaxhmentit të lartë të organizatës. Ky përkushtim mund të shprehet duke nënshkruar një politikë të energjetikës.

Për të siguruar përkushtim dhe mbështetje të plotë, është e rëndësishme të bindet menaxhmentin e lartë, që ekzistimi i sistemit të menaxhimit të energjisë (SME) është një përparësi e organizatës (kursime të energjisë, kursime financiare, etj.). Paraqitja e argumenteve të biznesit në favor të zbatimit të një sistemi të menaxhimit të energjisë synon të ndihmojë sigurimin e mbështetjes nga menaxhmenti i lartë. Ajo mund të plotësohet me të dhëna dhe informacione bindëse mbi trendet e përdorimit të energjisë, kostot e energjisë, etj.

Faza e ndërtimit të përkushtimit përfshin raportimin e rregullt të progresit, që nga prezantimi i SME-së tek menaxherët e përfshirë në implementimin e sistemit. Kërkesat minimale për të treguar përkushtim, nga menaxhmenti i lartë janë:

  • Krijimi i politikës energjetike;
  • Emërimi i një përfaqësuesi të menaxhmentit dhe personelit shtesë, për krijimin dhe zbatimin e SME-së;
  • Sigurimi i resurseve të tilla si: koha, buxheti, etj;
  • Përgatitja, negocimi dhe komunikimi i të gjitha roleve, përgjegjësive dhe autorizimeve, që do të zbatohen për secilën detyrë të përfshirë në zhvillimin, prezantimin dhe funksionimin e SME-së;
  • Ndërgjegjësimi për rëndësinë e menaxhimit të energjisë në organizatë;
  • Vendosja e qëllimeve të përgjithshme dhe specifike të energjisë;
  • Marrja e vendimeve ditore të nevojshme, për të përmirësuar performancën energjetike;
  • Paraqitja e progresit të SME-së para menaxhmentit.