2.2 Ndërtimi i argumenteve të biznesit në favor të zbatimit të SME-së

Vendimi për aplikimin e sistemit të menaxhimit të energjisë do të merret vetëm nëse menaxhmenti i lartë është i bindur se ka përfitime nga përmirësimi i situatës së energjisë.

Nëse përpilohet një argumentim i plotë në favor të zbatimit të SME-së, dhe përcaktohet situata aktuale në lidhje me konsumin e energjisë, kjo jep një pikënisje për zhvillimin e një politike të menaxhimit të energjisë. Informacionet e nevojshme për shtjellimin e argumenteve të biznesit është si më poshtë:

  • Sasia totale e energjisë së konsumuar, e ndarë në lëndë djegëse dhe energji elektrike
  • Çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike
  • Të dhënat e prodhimit për të njohur shkallën e rritjes, ose rënies në të ardhmen
  • Nëse ka të dhëna përkatëse referuese për sektorin në të cilin vepron organizata, ato mund të jenë dëshmi se mund të bëhen përmirësime.

Argumentet e biznesit duhet të shoqërohen nga një vlerësim i përmirësimit të mundshëm të efikasitetit të energjisë, dhe kursimit të energjisë dhe rritjes përkatëse të përfitimit operativ. Po ashtu duhet të përfshihet edhe një vlerësim i kostove të implementimit në termat e resurseve njerëzore, financiare dhe teknike.