2.2 Analiza (monitorimi dhe vendosja e objektivit)

Analiza transformon të dhënat në informacione të dobishme mbi bazën e të cilave merren masat. Në një numër rrethanash, përshkrimet në tabelat standarde janë mjaft të përshtatshme. Mund të vizatohen grafika të ndryshme, për shembull Grafiku CUSUM paraqet dallimin midis linjës bazë, dhe të dhënave mbi konsumin aktual të energjisë në periudhën për të cilën përcaktohet vija fillestare.