11. Hartimi i planeve të veprimit

Qëllimi i kësaj pjese është të shndërrohet e gjithë puna përgatitore / planifikuese në planet e veprimit për periudhën e ardhshme, zakonisht prej një viti. Këto plane do të paraqesin bazën e aktiviteteve të kursimit të energjisë. Vini re se planet e veprimit nuk janë lista të plota të projekteve teknike të investimeve dhe do të përfshijnë aktivitete të menaxhimit ekonomik dhe organizimit.

Plani i veprimit është aksion konkret i ndërmarrë për t’i përmirësuar performancat energjetike. Të vepruarit në këtë kontekst do të thotë aktivitete që do t’i përfundoni në periudhën e ardhshme.

Në kuadër të planeve të veprimit, duhet t’i kontrolloni kursimet e realizuara nga aktiviteti i përfunduar dhe, nëse është e nevojshme, t’i revidoni ose të nxirrni prej tyre mundësi të mëtejshme për kursimin ose përmirësimet. Përpjekjet e nevojshme për t’i kontrolluar kursimet e realizuara do të varet nga vëllimi dhe kompleksiteti i mundësisë së kursimeve. Faktori shtesë ndërlikues në kontrollimin e kursimeve është se është e nevojshme të ndahen efektet e masës nga efektet e faktorëve të jashtëm që ndikojnë në konsumin e energjisë.

Kriteret për vendosjen e prioritetit të zërave në planin e veprimit:

  • Kërkesat ligjore
  • Rreziku i ulët, shpenzimet e ulëta
  • Zëri me shikueshmëri të lartë që mund të rrisë ndërgjegjësimin për programin brenda organizatës, p.sh. ndriçimi edhe pse nuk është KRE.
  • Zërat e tjerë që ndikojnë në vendimet përfshirë rezistencën e aksionarëve, mundësitë teknike, qëllimet specifike, zbatimin më të lehtë, etj.