10.2 Qëllimet e veçanta

Qëllimet e veçanta duhet të mbështesin arritjen e qëllimeve të përgjithshme, përkatësisht secili qëllim i përgjithshëm do të ketë numër të caktuar të qëllimeve të veçanta të lidhura me të. Shembull i qëllimit të veçantë që mbështet qëllimin e përgjithshëm të trajnimit të përmendur më sipër do të ishte “trajnimi i pesë operatorëve të energjisë për ftohje deri në fund të tetorit”. Është konkrete, e matshme, e arritshme, relevante dhe e caktuar në kohë.