1. Vlerësimi i Brendshëm

Një nga hapat e parë për të ndërmarrë, kur futet një sistem i menaxhimit të energjisë brenda një organizate, është të kontrollohet niveli aktual i menaxhimit të energjisë brenda saj. Qëllimi i një vlerësimi të tillë të brendshëm është të identifikojë përparësitë kryesore të organizatës në lidhje me procesin e zbatimit.

Pyetjet kryesore për t’u përgjigjur janë:

  • A është menaxhmenti i lartë i vetëdijshëm, se mund të arrihen kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë, përmes masave të thjeshta dhe të lira pa nevojën e investimeve financiare?
  • A është përkushtuar menaxhmenti më i lartë për uljen e kostove të energjisë?
  • A janë identifikuar rolet, përgjegjësitë dhe autorizimet e të gjithë personave, që ndikojnë në Konsumatorët e Rëndësishëm të Energjisë (KRE)?
  • A janë identifikuar dhe dokumentuar konsumatorët e rëndësishëm të energjisë?