1.3 Menaxhimi

Mënyra se si menaxhohen pajisjet dhe proceset, që përdorin energjinë mund të ndikojë ndjeshëm në performancën energjetike.

Për secilën KDE duhet të ketë regjistrim të parametrave kritikë operativë të zhvilluar gjatë fazës së planifikimit. Është e nevojshme të ketë mirëkuptim dhe respektim të këtyre parametrave.

Nga mosnjohja e parimeve të funksionimit të sistemit të kontrollit, shpesh rezulton pajisja të operohet manualisht.

Parametrat e funksionimit, që ndikojnë në konsumin e energjisë duhet të evidentohen. Ato duhet të kontrollohen rregullisht nga një person i trajnuar.

Ajo që thuhet këtu është se njerëzit që menaxhojnë me KDE-në duhet të kuptojnë ndikimin e tyre në konsumin e energjisë, dhe efektin e veprimeve të tyre në performancën energjetike të organizatës. Këta njerëz janë pa përjashtim ndër më të rëndësishmit në organizatë, për sa i përket energjetikës, dhe shpesh ata nuk janë të trajnuar për aspektet energjetike të vendit të tyre të punës.