1.2 Vendosja e kontrolleve operacionale

Në këtë fazë, menaxhohet me pajisjet që përdorin energjinë dhe ku shpesh ka një potencial të madh për të ndikuar ndjeshëm në performancën energjetike të organizatës. Shumë organizata supozojnë se nëse blejnë pajisje me efikasitet energjetik, operacionet e tyre automatikisht do të jenë me efikasitet energjetik. Por, shumë herë është vërtetuar se kjo nuk është kështu. Në fakt, në shumë raste kur menaxhohet me më pak efikasitet energjetik, do të thotë më pak konsum të energjisë, sesa pajisjet me efikasitet energjetik të menaxhuara keq.

Me rëndësi të madhe është që të menaxhohet me të gjithë konsumatorët domethënës të energjisë (KDE), dhe të mirëmbahen në mënyrën më efikase të mundshme energjetike. Kjo zonë shpesh neglizhohet.